Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Edhe në kërkim nga Policia, edhe firmos si drejtor! Ja ku ndodh rasti i çuditshëm

Edhe në kërkim nga Policia, edhe firmos si drejtor! Ja ku ndodh rasti i çuditshëm

12:01, 17/03/2018
A+ Aa A-

Që zyrtarë të shtetit të akuzuar për vepra penale dhe të shpallur në kërkim nga Policia hasen shpesh në qeverisjen e këtyre viteve kjo nuk është më çudi. Në listën e tyre është edhe Dash Mehmeti, drejtues i hekurudhave, por që ka avancuar pak më tej se kolegët e tij të të njëjtit hall: ai vazhdon ta mbajë detyrën edhe në arrati, të firmosë dokumenta përfshirë edhe borderonë, ku vazhdon t’i jepet paga pa pengesë.

Absurdi është zbuluar nga një qytetar, mesazhi i të cilit është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha me akuzë ndaj qeverisë: “Në narkoshtetin e Noriegës, drejtori në kërkim vazhdon të firmosë në bordero, ndonëse në arrati! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” fton ai.

“ckemi si je Dr!!!
Dash Mehmeti ish/nendrektor i hekurudhave tani eshte drejtor infrastruktures hekurudhave per shqiperine eshte aktualisht i shpallur ne kerkim nga prokuroria e durresit per ndertim pa leje ne lagjen 13 plazh durres prane pistes se vogel iliria, te dy kateve.

eshte ne arrati por vazhdon te firmose si drejtor??!!!

Kjo ceshtje ka lidhje direkte me pezullimin e drejtorit urbanistikes Durres.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco