Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

 Nuk përmbahet ish-këshilltari i Ramës: Ligësi, i sëmur psikik, i korruptuar, vetëm ti mos fol për hebrenjtë

Nuk përmbahet ish-këshilltari i Ramës: Ligësi, i sëmur psikik, i korruptuar, vetëm ti mos fol për hebrenjtë

12:03, 05/03/2018
A+ Aa A-

Avokati Spartak Ngjela ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Rama, duke e cilësuar si një enverist të çalë, një person të sëmurë psiqikisht dhe moralisht të korruptuar.

Përmes një postimi në rrjetin social, ish-miku dhe këshilltari i ngushtë kryeminstrit, Sparta Ngjela, duke ju referuar fjalëve të djeshme të Edi Ramës në forumin izraelito- amerikan në SHBA, ku u mburr për veprën e popullit shqiptar gjatë luftës së dytë botërore duke shpëtuar nga nazistët qindra hebrej.

Ngjela ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Rama, duke e cilësuar si një enverist të çalë, një person të sëmurë psiqikisht dhe moralisht të korruptuar. Sipas tij, Rama nuk duhet të flasë për hebrenjtë, pasi ai është një enverist i çalë, duke kujtuar se ishte Enver Hoxha personi që ekzekutoi personat që ndihmuan hebrejtë në Luftën e Dytë botërore.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Të gjithë ata burra të mëdhenj shqiptarë që na ngritën në histori kur nuk pranuan të dorëzonin hebrejtë te nazistët, i vrau Enver Hoxha dhe hordhitë e tij në vitet 1945-1946.

Kryeministri shqiptar, një enverist i çalë, ka shkuar në Amerikë me mendimin se do t’i shpëtojë skartimit të tij si i korruptuar duke u mburrur me një histori që nuk i përket Enver Hoxhës por atyre që vrau Enver Hoxha.

Përderisa është fakt historik që të gjithë shqiptarët e mëdhenj që shpëtuan ebrejtë, u vranë dhe u masakruan nga Enver Hoxha në vitin 1945-1946, ku e gjen kurajën një enverist si Edi Rama që shkon e mburret personalisht për të masakruarit e Enver Hoxhës?

E gjen te ligësia e tij.

Shqiptarët sot kanë një kryeministër që, pasi është pushtuar nga ligësia si sëmundje, mendon se mund të shkatërrojë shqiptarët përfundimisht.

Esencialisht- i trembur deri në palcë nga ndëshkimi ligjor..

Psikikisht- i sëmurë

Moralisht- i korruptuar.

Ç’punë ka ky pafille me Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Patër Anton Arapin, Fuad Dibrën dhe njëzet a tridhjetë të tjerë që iu thanë Jo! gjermanëve për të dorëzuar ebrejtë, por që i vrau Enver Hoxha!

Zotërinj!

Ebrejtë i mbrojtën burra të mëdhenj që kishin shkrirë pasurinë e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë; dhe jo hajdutë si këta tanët që në 12 vjet i kanë vjedhë shtetit shqiptar dhe shqiptarëve mbi 12 miliardë Dollarë; por që do t’i dorëzojnë tani deri në qindarkën e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho06/03/2018 15:09

Te dalim ne protesta si popull; pa qente politike pas, Jo fjale,,,,fjale,,,, fjale, per fjale stalla e derrave nuk pjerdh!

Tarasi05/03/2018 20:21

Eshte fytyra me kriminale, me intrigante, me e lige sa ska ku te veje me. Kryeharbuti, kryemaskarai, kryeqeni Edvin eshte nje kelysh i qenit te ngordhur. Eshte nje qenie hibride i cili ka marre nga diktatori Hoxha PABESINE DHE INTRIGEN dhe nga krimineli Mehmet Shehu HARBUTERINE DHE PREPOTENCEN, vese te cilat i ka ngritur ne perfeksion. Nese diktatori Hoxha vrau eliten e kombit ne nje sistem diktature, kryeqeni Rama po persekuton bijte apo niperit e atyre qe vrau diktatura. Eshte aq i paudhe, i pashpirt dhe tinezar ne sjelljen e tij dhe cuditerisht se jetojme ne nje sistem demokratik. Nuk e di nese drejtesia do te vendoset ndonjehere ne kete vend. Mjerisht vesi ka mposhtur virtytin dhe morali nuk ka vend me ne kete qeveri bandash e kriminelesh qe vecse pasurohen per veten e tyre dhe populli ne mjerim te thelle. Zgjohu o pooooooooooooopuuuuuuuuull.

askushi05/03/2018 12:16

Te gjitha keto qe thote avokati per Ramen jane mese te verteta, por ajo qe nuk shkon, eshte se deri dje e mbronte me fanatizem Ramen, korrupsionin e rames, drogen e rames...pra i ka dale boja ketij avokati pacavure...

Ilir05/03/2018 12:11

Ka te drejte, rama na ka tradhetuar te gjitheve

Shto koment

Denonco