Gazetari i ‘Top Channel’ ironizon Andi Bushatin/ ‘Ama, ka edhe kulla të bukura që...’

Gazetari i ‘Top Channel’ ironizon Andi Bushatin/ ‘Ama, ka edhe kulla të bukura që...’

16:34, 24/02/2018
A+ Aa A-

Lapsi.al është një nga portalet pararojë të betejës kundër betonizimit me kulla të Tiranës, dhe kjo i bën nder çdo media-je që e denoncon lukuninë e shkatërrimit të hapësirave publike nën firmën e Erion Veliajt.

Por maja e lapsit të bashkëzotëruesit të portalit në fjalë, Andi Bushatit thyhet herë pas here aty ku duket se është edhe pika e tij më e fortë, beteja kundër kullave. Portali në fjalë ka botur sot një artikull me titullin "Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri". Një artikull reklamues për kullën e radhës së Zamir Manes që kafshoi një pjesë të parkut të Liqenit përballë Fakultetit të Histori-Gjeografisë.

Debati për zaptimin e hapësirës në fjalë është ezauruar, dhe edhe njëherë si përherë, përballë interesit publik kanë fituar milionat dhe pushteti mbi pushtetin i Zamir Manes. Kjo është tjetër histori. Ama fakti që lapsi i Bushatit që shkruan me te drejtë kundër kullave të Veliajt, nuk mundet dhe nuk duhet të amnistojë kullat kur ato janë te Zamirit pavarësisht firmës që e ka lejuar atë.

Lufto Bushat kundër të gjitha kullave, dhe mos i ndaj ato në ca të Zamirit e ca të Veliajt. Për interesin publik të dy bashkë ata, bashkë edhe me të tjerë barbarë që po demolojnë Tiranën e dikurshme, janë një e keqje e madhe e përbashkët. Amnistimi i kullës së Zamirit, rrezikon të legjitimojë në të njëjtën kohë edhe kullat e Veliajt. Njësoj edhe ato mund të kenë "detaje arkitekturore që bëjnë ndryshimin"- veçse njësoj janë tregues i triumfit të interesit klientelist te oligarkëve mbi atë të qytetarit që je edhe ti. Në te kundërt gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri ka të drejtë kur ironizon " Kulla është e keqe për sa kohë nuk ke një vete".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak-cak-cak25/02/2018 12:03

Me thënë të drejtën ndonëse nuk kam asnjë simpati për nipin e Hysni Kapos e kushon e Ditmir Bushatit, për këndvështrimin e tij të thekur hapur majtist, në këtë rast më duket se ai është treguar më realist se autori i këtij shkrimi apo "Tomorri" i Top Channel. Ka një keqkuptim disi primitiv ne vlerësimin apo ç'vlerësimin e "kullave". Është primitive e qesharake sot në shekullin XXI, të bësh luftë kundër "kullave" në tërësi, duke i mbiquajtur në mënyre tendencioze kështu, ndërtimet moderne shumëkatëshe që koha ja ka imponuar gjithë botës. Ndërtimet e këtij lloji, janë ndërtimet e së ardhmes pasi tendenca e çdo vendi që i shtohet popullsija, ështe që të kursejë sipërfaqe banimi e ndërtimi, në dëm si të natyrës së pastër,ashtu edhe të produkteve ushqimore. Pra jo "armiqesia" donkishoteske ndaj kullave në tërësi, por ndërtimi i tyre kaotik pa plane të studiuara urbanistike, e me prapavija korruptive, është ajo për të cilën duhet luftuar. E dëgjova mashtruesin profesionist Erion Veliaj që të përdorte pikërisht theniet e gazetarit të Top Channel, për të justifikuar abuzimet e tij flagrante. Ju jetoni vetë nëpër kulla, - ju drejtua ai gazetares së Monitorit, e shani kullat. Ai genjeu publikisht, sepse aty për aty ajo e përgënjeshtroi duke i thëne se unë nuk kam banuar e nuk banoj në asnjë kullë. Nese dikush ka ndonjë fakt se biznesmeni më i suksesshem shqiptar, Z. Zamir Mane, i ka vënë pasuritë e tij në rrugë kriminale, apo ka korruptuar dikë qe të ndërtoje qendren tregtare, apo ky ndertim është në vënd të papërshtatshëm e i shëmtuar, le ti denoncoje këto "fakte" në publik e jo të gërricet me xhelozinë primitive shqiptare se pse ai ka e unë nuk kam.

Landi25/02/2018 02:17

Edhe Andi Bushati si Ditmiri eshte Ku..e !

Shto koment

Denonco