Këshilla e Ramës për punëtorët: Kapini nga fyti pronarët...

Këshilla e Ramës për punëtorët: Kapini nga fyti pronarët...

16:03, 24/02/2018
A+ Aa A-

Kapini nga fyti pronarët. Këshilla është dhënë nga Kryeministri Edi Rama në drejtim të punëtorëve të guroreve, që një ditë më parë protestuan për mungesën e pagave. Gjatë protestës punëtorët bllokuan aksin Berat-Skrapar.

Duke folur nga Ura Vajgurore me nismëtarët për mbylljen e guroreve në kodrën e komunitetit si edhe për masat e marra dhe planin e trajtimit të mëtejshëm të guroreve në qarkun Berat e në mbarë Shqipërinë, Rama u ndal edhe në një shqetësim tjetër siç është pikërisht heqja e ndihmës ekonomike për disa familje në nevojë.

 “T’i them atyre që bllokojnë rrugët që ka vetëm një rrugë për të fituar dhe për të jetuar me punë të ndershme. Ajo rrugë është rruga e ligjit dhe e zbatimit të parimit ‘mos ha në kurrizin e tjetrit’. Vetëm atë rrugë.

Në vend që të bllokoni rrugët që nuk keni shans ndonjëherë t’i bllokoni, po thjesht po e marr si shembull, por shkoni e zini për fytin pronarin atje. Ai pronari duhet t’i përgjigjet atyre një për një. Kapini për fyti dhe thojini këtu tani ke detyrimin të përgjigjesh.

 Ashtu si kundër u them atyre që janë në këmbë, që janë me shëndet, që kanë të gjithë muskujt në dispozicion, mos hajdeni të kërkoni ndihmë ekonomike po shkoni të punoni. Dhe kush thotë ku, u them unë. Janë plot vende pune bosh në fabrika, që nga Skrapari deri në Berat, dhe kudo”, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t24/02/2018 17:10

Pronari eshte nje privat qe menaxhon leket e veta,kurse ti mer pis menaxhon taksat tona dhe i shperdoron si ta ka qejfi dhe ti je jo per tu kap nga fyti,por per tu var nga fyti

Ilir24/02/2018 16:27

Ka lajthitur...

Shto koment

Denonco