Kotzias flet sërisht për marrëveshjen me Shqipërinë: Imagjinatë se Greqia ka falur një pëllëmbë në Jon...

Kotzias flet sërisht për marrëveshjen me Shqipërinë: Imagjinatë se Greqia ka falur një pëllëmbë në Jon...

15:20, 24/02/2018
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i ka quajtur “lajme të rreme” ato që janë thënë deri më tani në lidhje me paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke iu referuar kështu deklaratave të bëra dy ditë më parë nga ish-ministrja Dora Bakojanis.

Në një intervistë për radion “ERT”, Kotzias tha se janë kontradiktorë në akuzat e tyre kundërshtarët politikë. Sipas tij, nuk bëhet fjale për falje të hapësirës detare ndaj Shqipërisë.

“Kam lexuar disa fakte që nuk ekzistojnë, për të cilat më akuzojnë.  Nga njëra anë më akuzojnë se unë nuk jam në dijeni të asaj që po ndodh me këto procedura, por nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtyre procedurave”, u shpreh ministri.

I pyetur se në çfarë faze është marrëveshja Shqipëri-Greqi për hapësirën detare në Jon, ministri Kotzias u përgjigj: “ne jemi në fazën kur Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për një grup negociator të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që të negociojnë me ne”.

“Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që do ta negociojmë pasi të japë leje Presidenti i Shqipërisë.

Sigurisht që tashmë kemi negociuar dhe ato që po thuhen për humbjen në Jon, është imagjinatë për të gjetur shkas që të fajësojnë politikën e jashtme.

Mendoj se ka disa njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme”, tha kreu i diplomacisë greke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari24/02/2018 20:25

Meqenese marreveshja konsiderohet e ndyte dhe e papranueshme nga opozita shqipetare dhe po keshtu paska dyshime edhe nga opozita greke,atehere zgjidhja me GJYKATE,eshte me e mira apo jo o patriot Edvini!

Shto koment

Denonco