Basha: Rama, politikan abuziv, hajdut që meriton një kryengritje qytetare...

Basha: Rama, politikan abuziv, hajdut që meriton një kryengritje qytetare...

13:20, 24/02/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me skemën e ndihmës ekonomike, ndërsa i ka drejtuar një apel shqiptarëve që të mos i nënshtrohen fatit të një politikani abuziv dhe hajdut që meriton një kryengritje qytetare dhe largim të menjëhershëm.

Basha ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës në Berat në lidhje me ndihmën ekonomike.

“5 vjet më parë ju tha më punësoni mua që t’ju punësoj. Por sot ju keni punësuar një hajdut, një parazit që ju la pa punë dhe pa ndihmë ekonomike, që varfëroi shqiptarët dhe pasuroi një grusht oligarkësh rrotull tij”, tha Basha.

Kreu demokrat e quajti një mashtrim të pafytyrë të Ramës deklaratën se shqiptarët pranojnë të marrin një 50 mijë lekësh sesa të pranojnë një punë 300 apo 400 mijë lekshe.

“Vërtet i besoni mashtrime të tilla? Pse nuk shkon Edi Rama të përballet me familjet që ka nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike,

Mashtrim i pafytyrë i Ramës, pse nuk shkon tyë përballet me këto familje”, tha Basha.

Në vijim ai tha se opozita nuk do ti ndahet kësaj emergjence kombëtare, do të protestojë në Parlament dhe kudo tjetër, por qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

“Vetëm kostot e lëvizjes së batalionit të gardës sa herë lëviz rama do të mjaftonin për të mbajtur me ndihmë ekonomike ato që ka nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

D25/02/2018 06:55

BASHA te kete shume kujdes me bashkepuntoret se keto kohe tradhetish, ka shume tradhetare ne Pd qe punojne per Edi RamenKam shume rezerva per Ervin Salianjin,Eno Bozdo.Fatbardh Kadilli ose ndojne tjeter qe mund te prishin pune ose gjoja se punojne per PD.Te Jesh I vemendeshem ne cdo moment dhe cdo hap qe ndodh ne pd. PD duhet ne cdo qytet duhet tu qendroje prane, ne cdo moment njerzve per cdo hall qe kane dhe cdo problem qe kane me pushtetin dhe keshtu I zbulojne dhe problemet e pushtetit (Icmontojne mashtrimet e policise prokurorise dhe gjykatave dhe instancave te tjere te shtetit) dhe I bejne publike PD.VETEM keshtu do te bejne per vete popullin dhe do ti vene ne levizje strukturat e PD qe jane ne gjume dhe qe rrine kot dhe vetem BASHA punon.Pre duhet te dalin ne pah njerzit qe punojne.

t24/02/2018 15:15

Luli i ben thirrje qytetareve te marrin ne dorr fatin e tyrre,kurse vete me ate opozite qe gjoja drejton,nuk ben gje tjeter,perveçse ben sehir dhe e ndihmon nen rrogoz kryepsikopatin,se kujton qe 2021 ,ai do tja lere pushtetin

i deleguari24/02/2018 14:06

Te genjeu nje here ishte fajtor Rama,te genjeu 2 here ishe fajtor Ti. Po kur te genjen 3 here,30 ,300, 300 000 here o Lulzim, a ke marr vesh se miletit i thyhet kerbishtja, Numuroi Lulzim numuroi,mashtrimet dhe vjedhjet e Edvin Rames deri sa populli te ngrihet dhe me ty ne krye t'i tregoje vendin me ndonje nga ato mitingjet masive alla holandezce, ku nuk thyhet asnje dege peme ?! Pastaj ver perseri Edmond Spahon ( Edvin Rama ne cdo seance na sqaron se qenka edhe profesor) dhe Jorida Tabakun te rifillojne numurimin e mashtrimeve... Per t'i deklaruar,mos u merakos, se ke saljanjra e kolege te Berishes boll....Dhe keshtu vjen edhe fitorja ha ha ha...

Toni24/02/2018 13:27

Shko mor politikan leshi rri ne opozite 40 vite

Shto koment

Denonco