Shpërthen Idrizi: Plak i rrjedhur, por jo për qëndrimet irredentiste...

Shpërthen Idrizi: Plak i rrjedhur, por jo për qëndrimet irredentiste...

13:07, 24/02/2018
A+ Aa A-

Shpëtim Idrizi, Kryetar i PDIU-së, në fjalimin e mbajtur në protestën para ambasadës greke në Tiranë tha se Presidenti grek është një plak i rrjedhur dhe arrogant, por jo për pretendimet irredentiste.

“Ne kërkojmë atdheun dhe atdheu jonë është Çamëria, arvanitasit të shpallen minoritet shqiptar në Greqi”, theksoi ndër të tjera Idrizi.

Ai tha se ne nuk kërkojmë të ndryshojmë kufijtë.

“Nuk na zhdukën dot për 105 vjet, shqipëria është gjallë ne jemi në këmbë.

Nuk mund të falim pa na kërkuar ndjesë.

I kujtojmë Ramës dhe Bushatit, por edhe Bashës se  ushtarët grekë erdhën si pushtues në Shqipëri.

“Mirë qeveria apo presidenti grek flasin dhe mbrojnë ndërtimin e varrezave për ushtarët grekë që erdhën si pushtues në Shqipëri, që edhe kur Italia fashiste sulmoi Greqinë nuk largoheshin nga territori shqiptar se donin të merrnin Vorio Epirin, po qeveria shqiptare pse nuk flet për mijëra shqiptarë që u vranë dhe u masakruan në Çamëri? Pse nuk kërkohet një memorial apo përkujtimore për ato?

Gjysma e Shqipërisë politike është jashtë, pse e them këtë? Sepse bëhet një ligj për minoritetet dhe na dalin 9 minoritete. Mirë po i japim eshtrat e fëmijëve dhe pleqve për të mbushur varrezat greke, por s’mund ti japim borxh ca shqiptarë për të krijuar minoritetet.

Çamëria është një emër i gdhendur që kur është krijuar njerëzimi.

Sot po i drejtohem Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që se kam dëgjuar të flasë deri më tani për Çamërinë, që e keni për detyrë ti jepni dinjitet shqiptarëve.

Marrëveshja për ujrat është kërkesë e Greqisë dhe para se të zgjidhim kufirin detar, ne duhet të zgjidhim kufirin tokësor me Greqinë, e cila mban në këmbë ende ligjin e luftës.

Kërkesa jonë është që ne duam të kthehemi në vatrat tona”, tha Idrizi.

Ndërsa ish-deputeti i PDIU, Tahir Muhedini, i cili e quajti ‘plak të rrjedhur’ Presidentin grek, referuar presionit se fjala ‘Çamëri’ duhet të fshihet nga librat, duke thënë se kjo fjalë nuk mund të shuhet.

 “Deklaratat e Presidentit grek janë të një të moshuari të rrjedhur. Fjala ‘Çamëri’ nuk mund të shuhet nga historia. Politika shqiptare dhe qeveria janë servilë, shohin vetëm interesat e tyre. Varreza në Çamëri për mijëra çamë të vrarë në gjenocid. Varreza imagjinare për grekët në Shqipëri. Negociatat enigmatike e të mbyllura, ne nuk kemi Ministri të Jashtme”, tha ish-deputeti Muhedini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?25/02/2018 18:43

O Idriz me punet tuaja e ke ndihmuar Edi Ramen te rrije ne pushtet keto 5 vjet pa u kursyer vetem per pushtet dhe pse ai I dhunonte shqiptaret ,e shkatroi ekonomine dhe e mbushi gjithe shqiperine me droge ti prape kur nuk reagove dhe pasi vuri edhe drejtesine nen kembe pastaj te flaku si placke pa vlere .Tani shet shqiperine se per camerine nuk I plaset fare dhe kete e beri me ndihmen tende prandaj mos kerko tek basha por tek vetja dhe dil menjehere nga koaliconi me Edi Ramen edhe nqs te braktisin edhe deputetet tuaj dhe puno per shqiperine dhe per camerine atehere do te behesh I besueshem

cak-cak-cak25/02/2018 11:24

Me fillimet e karrierës tënde politike o Z.Idrizi, ti ke milituar si deputet i Partisë socialiste. Ç'të mira pati komuniteti shqiptar çam nga Republika popullore socialiste e Shqipërisë, alias Diktatura enveriste, që ty të tërhoqi krraba e kauzës socialiste politike ? Ndoshta në përmasa jo aq të mëdha sa ç'kanë bërë krime qeveritë greke ndaj shqiptarëve çamë, krime ndaj shumë figurave të shquara nacionaliste çame, kanë bërë edhe etërit socialistë të ish punistëve të diktaturës enveriste. U shkëpute nga partia socialiste e pasi krijove një parti tjetër me bërthamë komunitetin çam, demaskove politikën e dyshimtë të socialistëve e ju bashkove në aleancë politike, partise demokratike, partia që pas 47 viteve diktature komuniste njëpartiake, doli si një alternative e re e djathtë europerëndimore. Kur ndjeve erën e përfitimeve pushtetore, ju riktheve përsëri aleancës së vjetër socialiste, duke e ndihmuar bile qe edhe të fitonte mandatin e saj të dytë, pas skandalit të madh të kriminalizimit të legjislativit e ekzekutivit e skandalit tjetër akoma më të madh, të kanabizimit të gjithë Shqipërise, e të trafikimit gjigand të kësaj droge edhe në Greqi, që ju dha shkas grekëve që ta hapnin kësaj here me të drejtë gojën pashë ndaj politikës shqiptare. Tani meqë Basha ju ka akuzuar për bishtdredhjet tuaja majtas e djathtas për interesa të ngushta korruptive që nuk kanë asnjë lidhje me kauzën patriotike, e akuzoni ate njëlloj si Ramësn se edhe ai e paska injoruar çështjen çame. Historikisht e djathta shqiptare nuk e ka injoruar asnjëhere as dje e as sot çështjen çame, e nëse vitet e fundit ka pasur si prioritet më të madh, luftën kundër revanshit komunist, e kriminalizimit që i bëri shtetit shqiptar aleati tënd Edi Rama, nuk keni asnjë fakt ta akuzoni Bashën se nuk e paska në axhendë politike çështjen e Çamërisë. Jeni ju ca krerë të ashtuquajturve luftëtarë për çështjen kombëtare që me bishtdredhjet tuaja politike e me rekorde korruptive, që e keni dëmtuar edhe çështjen çame së cilës i dilni për zot

Yp xhixhi24/02/2018 15:45

Pse vetem Meta me Bashen,po qeveria dhe Vini nuk kane pergjegjesi?

Dixi24/02/2018 14:58

Duke lëvizur sa maltas - djathtas, nuk mund të mbetesh i besueshëm, o Shpëtim. Me kë je tani? Me Ramën apo me Bashën? Kujt po ja beson zgjidhjen e problemit çam? Bëhu burrë një herë të vetme , nese ke ide -hale? Jo hu i zhgulur. Kjo politikë nuk të çon as në hale...

Shto koment

Denonco