Boçi ironizon Veliajn: Godina e re e teatrit e rrethuar me kulla që lidhen me tunel...

Boçi ironizon Veliajn: Godina e re e teatrit e rrethuar me kulla që lidhen me tunel...

17:42, 23/02/2018
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, deputet i PD-së, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me Teatrin Kombëtar, një ditë pasi kryebashkiaku Erjon Veliaj deklaroi se në godina e re do të jetë vetëm për artin, pa një kullë.

“Tani nuk do kemi kullë në cep të teatrit si kulla në cep të stadiumit. Por do kemi teatër të rrethuar me kulla teatrore që lidhen me tunel”, shkruan Boçi.

Postimi i Luçiano Boçit

“Ja dhe gjëagjëza e Teatrit na “u zgjidh”:

Godina e vjetër, d.m.th historia do shembet dhe në vend të saj do kemi teatër të ri që po lind nga teatri politik!

Tani nuk do kemi kullë në cep të teatrit si kulla në cep të stadiumit. Por do kemi teatër të rrethuar me kulla teatrore që lidhen me tunel.

Më shkoqur, nuk do kemi teatër që pjell kullë (si stadiumi që polli kullën)

Por do kemi kullë që pjell një teatër.

Si puna e asaj formulës “pula vezën a veza pulën”.

Po histori me teatër pas kësaj nuk do të ketë më.

E gjitha kjo sepse ne nuk qenkemi vend i pasur!!!?

Mirë ne, po Anglia p.sh, pse nuk e rrafshon “Globus-in” shekspirian dhe në vend të tij të ndërtojë një godinë mahnitëse, duke qenë dhe vend i pasur?!

Po ta shohësh në foto “Globusi” (foto poshtë) nuk krahasohet nga ana e estetikës as me këtë “asin nën mëngë” të Ramës, kuadratikun, thonë me tunel, tonë të ri, por ama është më i bukur sepse ndryn brenda vite histori.

Anglezët e kanë ristrukturuar dhe e mbajnë aty si ikonë të historisë.

Dhe Teatri ekzistues i yni, mund të ketë shumë “tallash” e tallaze brenda, por vitet e historisë e hijeshojnë dhe historia nuk ka çmim.

Anglezët kanë dhe një shprehje:

“Nuk jam i pasur të blej kaq lirë”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/02/2018 20:13

Mos u kasavetni bre burra, EDrama do ta bëjë edhe më të bukur, edhe më të vjetër bilè. Si atë kullën tek shtëpia me gjethe, e ka lënë të vjetërohet, të bëhet antike, të habiten njerëzit e mijëvjeçarit të katërt kur ta vërejnë.

Edlir Rameta 23/02/2018 19:27

Ju lutem kush mund te me ndihmoje te kontaktoje Lali erin apo Erion fikun,sepse kam nje hall te madh.nena ime seshte ne gjendje te me martoje se 120 mije leke te vjetra mer ne muaj,lali Erin e maryoje mamaja dhe cfare martese dy dasma kolosale me guzhiniere qe moren 15,000 euro kurse une sjam ne gjedje fustanin e nuserise te bleje per te dashuren time,dasma e Erion fikut sipas mediave kushtoi deri 450,000 euro,o Lali Eri me ndihmo me mamin tend vetem sa te martohem se kryebashkiak nuk dua te behem.Dhe nje lutje per gazetaret ju lutem mos ja ngrini vlerat lali Erit nje njeriu qe e martoi mamaja.,o gazetare o popull a e digjuat si Erion fiku e krasonte teatrin me brumin e kekut????!!!!kur ju pergjigjesh gazetareve ku u thoshte per teatrin brumin e kekut ta piqte njehere pastaj ta shikonim si do dilte?o popull Edvini shqiperine tiranen beratin e trajton si tepsi kurse lali fiku si brum keku,na phekin dhe na djegin sa here ja ka qejfi.o popull ngrihu dhe tregoja qejfin Edvin Tepsise dhe lali fikut apo lali brumit te kekut.

Tarasi23/02/2018 19:18

Lei Feni i bashkise dhe Neroni i qeverise nuk kane te ndalur, babezia e tyre s'ka fund. Argumentat e Lei Fenit te bashkise jane aq qesharake saqe as ai vete nuk i beson ato. Eshte fare e thjeshte, teatri do shembet dhe gjithe hapesira prane tij do mbushet me kulla te larta. Nuk pyesin per histori, por vecse per pasurimin e shpejte te tyre dhe klienteles mafioze prane tyre. Te shkaterrosh historine e nje kombi eshte akt tradhetie. Mjerisht tashme problemi nuk jane ata qe shkaterrojne, por populli qe i voton ata.

Shto koment

Denonco