Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ Rama e pranon: Nga skema ekonomike janë nxjerrë edhe ata që mund t'a meritojnë...

VIDEO/ Rama e pranon: Nga skema ekonomike janë nxjerrë edhe ata që mund t'a meritojnë...

17:27, 23/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama tha se ka një manipulim të madh politik në lidhje me ata që janë nxjerrë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Rama tha se kjo skemë ka rezultuar e suksesshme në 3 qarqe dhe nuk ka pse të mos jetë e tillë në të gjithë vendin.

“Skema është e ftohtë, kompjuterike. Ka pasur raste kur këshilli bashkiak i jepte ndihmë ekonomike anëtarëve të tij dhe ky ishte një nga rastet ekstreme.

Ka raste të tilla kur nuk përputhet skema me rezultatet, duke nxjerrë jashtë saj ato që mund ta meritojnë,  por do të gjejmë mënyrën sesi ti ripërfshijmë në skemë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se 17 % e atyre që kanë kërkuar të përfshihen në skemë dhe nuk janë përfshirë i përkasin moshës 24 deri në 45 vjecc, ndërkohë që janë plotësisht të aftë për punë, por nuk pranojnë të punojnë.

“Ka plot vende bosh pune që janë 5 deri në 7 herë më të larta se mesatarja e ndihmës ekonomike. Nëse dikush thotë se preferoj të marr 5 mijë lekëshin apo 11 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike për familje dhe nuk pranon të punosh për të marrë disa fishin duke punuar, kjo nuk është e pranueshme”, tha Rama.

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë që u zhvillua në Berat, Rama bëri me dije se është hartuar për herë të parë një program i mirëfilltë punësimi i hartuar nga një rreth personash të besueshëm dhe me ekspertizë ndërkombëtare.

 “Ne kemi një prezantim publik për portofolin e Qarkut të Beratit. Qeveria ka pasur në fokus disa vendime që synojnë rritjen e ndërveprimit midis agjencive të qeverisë dhe pushtetit vendor në funksion të qytetarëve dhe punësimit. Për këtë arsye është miratuar krijimi i fokusit social që shkon në drejtim të decentralizimit të shërbimeve sociale, por që bën të mundur krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkisë dhe qeverisë.

Dhe të gjitha ato investime që janë bërë nga qeveria janë në dispozicion të atyre që aplikojnë të marrin pjesë në ktë proces.

Qeveria autorizon Bashkitë, për të qenë sa më parë nevojave. Së fundi kemi diskutuar për statusin e shërbimit kombëtar të punësimit si dhe për programin e punësimin, që është një sfidë e madhe. Kjo ka nisur të hartohet, por jo si strategji apo objekt qëllim mirë, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor në punësim. Do ta lancojmë në pranverë. Për këtë program kemi ndërtuar një rreth të konsiderueshëm të mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, më Bankën Botërore si dhe  me të gjithë ministritë,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/02/2018 18:34

Yhyyy ku osht ky e ku jemi ne !!!! Ky ka hyp n'autobus or miq, ne jemi akoma në kurriz të gomarit. Ky detajon strategjira të detajuara me ekspertiza internacionale e me banka botërore (botërore or miq, botërore, hiç më pak se botërore), yhyhyyy. Sigurisht botërore, sepse këtij i "arratisen" 75.000 shqiptarë çdo muaj në rrugët e botës, pra botërore. Ka punë sa të duash me rrogë sa pesfishin e ndihmës ekonomike. Ndihma ekonomike 5.000 lek në muaj (sa një orë pune në Svicër). Punë sa të duash me 25 000 lekë në muaj (një ditë pune në Gjermani). Heq mijëra të mjerë nga ndihma e pastaj del si Mesia dhe publikisht ja kthen nja dy-tre vetëve për të kriju idenë se EDrama është shpëtimtari, EDrama të jep edhe ilaçet e kancerit, kur gabon shteti i Manastrirlleshës dhe i lë pa ilaçe dhjetra mijë të sëmurët, del ti Mesia dhe i shpëton jetën atij që të lutet para kamerave o pliaço cirku shëtitës. E patë sa i mirë EDrama, të tjerët janë të këqinj. Ty të zonshin mrenë sarajet bunker o zullap ordiner llum i kombit.

Shto koment

Denonco