Gjykata e shkarkon për shpërdorim detyre, Rama e emëron drejtor në INSTAT

Gjykata e shkarkon për shpërdorim detyre, Rama e emëron drejtor në INSTAT

12:00, 23/02/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka denoncuar sot një emërim të bërë nga Edi Rama në shkelje me ligjin.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi emërimin e Erjon Manohasës në Instat nga ana e Ramës.

Por sipas PD-së, Manohasa në fakt është një person i shkarkuar nga gjykata për shpërdorim detyre.      

Deklarata e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa:

Emërimet e dyshimta të Edi Ramës në pika kyçe të administratës janë treguesi më i qartë se prapa fasadës dhe propagandës për “bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm” qëndron tepsia e pushtetit të korruptuar.

Rasti i Erjon Manohasës është tipik për një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi.

Për këdo që nuk  e njeh, Erjon Manohasa ka qenë, deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon interesat multimilionere të shëndetësisë. Por drejtori i tepsisë së pushtetit, perfaqësues i PDIU-së, u shkarkua nga detyra me vendim gjykate “për shpërdorim detyre”, sepse dyshohej se firmosi një kontratë korruptive për nje laborator hemodialize ne Durrës, që nuk plotësonte asnjë kusht për këtë shërbim jetësor për të sëmurët.

Sot, sërish si pjesë e tepsisë së pushtetit, drejtori i shkarkuar Erjon Manohasa është emëruar sërish drejtor. Ai do të jetë në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Thënë ndryshe, të dhënat statistikore që Bashkimi Europian do të marrë nga Shqipëria janë në përgjegjësinë e të njëjtit drejtor që u hoqi të sëmurëve të drejtën e kurimit me hemodializë në spital, duke i detyruar ta bënin atë në një apartament që nuk plotësonte asnjë standard.

Rasti i Erion Manohasës si modeli i zyrtarit të shkarkuar nga gjykata për shpërdorim detyre me dyshime për korrupsion, nxjerr në dritë realitetin që fshihet nga propaganda qeveritare: se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por ajo ka vend për këdo që i shërben pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

urimi23/02/2018 13:30

keto drejtore qe vijne nga tepsia dhe shkojne ne skrapin e pustetit, nuk duhen te kene vend ne administrate. reforme ne drejtesi ama vendimet e gjykatave nuk merren parasysh!

klodi23/02/2018 13:26

jane te shumta veprimet e padrejta te kesaj qeverrie .ku ne krye ka nje nje kryehajdut!

Lali23/02/2018 13:03

A eshte kallzuar ky rast prane prokurorise per shkelje te dispozitave te ligjit per dekriminalizimin? Nese jo mos te bejne gam gam kot por ta nisin urgjentisht dhe nese prokuroria nuk vepron atehere te dalin ne konference e ti akuzojne te gjithe pa perjashtim. Pastaj mund te themi qe ka opozite qe te tund e te shkund

ciko23/02/2018 12:14

Te gjthe erionet e ps - se vijne ere te qelbur!

antonio23/02/2018 12:05

drejtore te tille ka plot ne kete administrate te korruptuar. por paftyresia qendron se nuk mjaftohen me nje rast shperdorimi detyre po arrihet qe te promovohen serisht te njejtet njerez.

Shto koment

Denonco