Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

'Epidemia e fruthit vazhdon, kryeministri  nuk flet, media e ka në fund'

'Epidemia e fruthit vazhdon, kryeministri nuk flet, media e ka në fund'

10:04, 23/02/2018
A+ Aa A-

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, ka ngritur alarmin për epideminë e fruthit në vendit tonë, e cia sipas tij nuk po merrte seriozisht nga qeveria, por as edhe nga mediat.

"Kryeministri e ka qepur gojen dhe s'flet për epideminë e fruthit, - shkruan Vasili. - Po mendon budallëkun e radhës se si do të dalë si triumfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do të tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.

Edhe media përcjell lloj lloj dënglash që qytetarëve nuk ju duhen hiç dhe këtë ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha te nje kryeministri te trashe.

Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet që ligji ia detyron për menaxhimin e tij.

Do të kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po, do të bërtasin fort. Sa qesharake.....por edhe tragjike..."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi23/02/2018 14:03

Z.Vasil Je shendoshur dhume kohet e fundit. Rehati si duket bene punen e vet. Opzit, palle Ariu. Shkruaj ndonje status, dhe mjafton me kaq. Rroga vazhdon, ...opzita vazhdon...

Farmacist23/02/2018 10:44

Ke te drejt Z. Vasili,situata eshte alarmante dhe askush nuk flet...ne jetojme ne meshir te Zotit,jetojme per inertsi. Eshte skandaloze qe sot situata te jete ne kete menyre dhe askush nuk flet. Situata eshte alarmante dhe kto plehrat flasin vetem per kusija dhe tepsiaj...Dhqiperia eshte drejt fundit vetem ne dore te Zotit...

Shto koment

Denonco