Debati/ Deputeti-Drejtoreshës së Ramës: Je kamikaze, anonime...

Debati/ Deputeti-Drejtoreshës së Ramës: Je kamikaze, anonime...

22:45, 22/02/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka shpërthyer ndaj drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali, duke deklaruar se ajo është një "kamikaze" dhe që nuk i interesojnë të varfrit.

Debati

Spahiu: 12 makina të reja për 12 prefektët e rinj. 85 milionë lekë drejtori i AMF-së për makinë. Është ky sekt bashkë me këtë zonjën. Është kamikaze. Ai kalon Ben Ahmetajt. Në dhoma gazi i çojnë këta. Këtë vend e bëjnë me robotë, këta do të vdesin. Ku pyet ajo. Nuk të lejojnë as të mendosh. Janë tipa të veçantë që zgjidhen për këtë punë. Ka gjithë kohës që na tregon vila.

Sufali: Tregova raste konkrete mor zotëri.

Spahiu: 8 mijë lekë një familje. Dhe mesatarja e familjeve është 3.8 njerëz. Ajo do heqë edhe 40 mijë të tjerë sepse është urdhër dhe nuk ka para. Këta do t'i kërkojnë guvernatorit të Shqipërisë të prodhojnë para. Ku ka punë këtu.

Sufali: Ka mo ka.

Spahiu: Një vend pastruese hapet në spital dhe vjen gjithë Bulqiza. Ti je një drejtore e zgjedhur nga Edi Rama, kurse unë jam i zgjedhur dy herë në zonën më të varfër. Drejtore anonime, drejtore e gjërave të mëdhaja.

Ke parë që të zihet kusija me ujë dhe me qepë, nuk ka parë ajo. Vetëm shtohen të varfrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco