Debati për ndryshimin e kufijve/ Deklarata e fortë e gazetarit: Një dorë e fshehtë po përgatitet trazira në...

Debati për ndryshimin e kufijve/ Deklarata e fortë e gazetarit: Një dorë e fshehtë po përgatitet trazira në...

22:34, 22/02/2018
A+ Aa A-

Gazetari Arjan Çani ka bërë një të deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme kur shprehu dyshimet e tij, për atë që po ndodh në disa vende në Ballkan.

I pranishëm në studion e News 24, Çani iu referua debatit për ndryshimin apo normalizimit të kufijve, ndërsa tha se një dorë e fshehtë po përgatit një trazirë të tmerrshme që do ndodhë në Ballkan dhe nuk është shumë e largët.

“Dua të projektoj një të ardhme që ndoshta s’është edhe aq e largët. Ca po ndodh, është rastësi që fiks në këtë moment po flitet për ndryshim kufijsh jo vetëm këtu, por gjithandej, Kosova, Serbia, Bosnja, Turqia.

Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend?

Këto janë rastësi apo një dorë e padukshmne që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një corbë që një ditë të plase e të mos kemi sbpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Balkanin përeth. Atëherë ca po ndodh me Balkanin?

Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”, tha Çani.

Dyshimet e Canit i përforcoi i ftuari tjeter, publicisti Arjan Curi, i cili tha se janë fuqitë e mëdha që kanë interesat e tyre në Balkan dhe ndikojnë.

 “Janë edhe shumë fuqi të mëdha që synojnë Balkanin, SHBA, Turqi, bota ruse, ka një dorë që sikur i ndez, që ka një skenar. Janë 3 qyteterime të mëdha që përplasen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi23/02/2018 11:01

Ne nje ajet kuranor thuhet: Ne ne krye te cdo vendi kemi vene kriminelet qe tju sprovojne Shikoni ne gjithe boten Per te kuptuar sa te vertetat Jane keto fjale.

fery22/02/2018 23:26

Nese tre Fuqite e Medha jane marre veshe qe ta "qetesojne" Ballkanin per ta gllaberuar dhe zhvatur ateher ato do te vendosin forcat e tyre ushtarake ne zonat e interest te tyre.Sigurishte se rezistenca munde te shkaktoje turbullira ose luftra ne zonat respektivie .Une lufte e konsideroje luften ne Siri dhe dic e tille ne Ballkan s ka shanse te ndodhe Cani ...por , sipas asaje thenje popullire " peshku i madh e ha peshkun e vogel " dhe ky eshte rast i pershtateshem qe peshqit e medhej te kapin copeza te peshqeve te vegjel , qe disa shtete te Ballkanit te zgjerohen ne teritor ne dem te disa shteteve tjera ku akteret shqiptar kane dhene prova nga e kaluara se jane specialist te dhurojne teritore dhe, nese paraardhesit e shqiptareve kane dhene teritore logjikishte, pse paseardhesit e tyre mose ta bejne te njejten gje mbasi , ne genet e shqiptareve prioritet na qenka zemergjeresia Cani ...????

D22/02/2018 23:11

Normal te korruptuarit e BE dhe ShBA me ne krye Sorrosin dhe Toni Bler qe te shfrytezojne te gjithe ballkanin siq e tha edhe nje zyrtare I CIA qe ju punoni per ne

Shto koment

Denonco