Përfshirja e Llallës në listën e zezë/ Ambasada e SHBA: Gati të bashkëpunojmë mbi çdo hetim...

Përfshirja e Llallës në listën e zezë/ Ambasada e SHBA: Gati të bashkëpunojmë mbi çdo hetim...

20:45, 22/02/2018
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara janë gati të bashkëpunojnë për hetimin e çdo zyrtari të korruptuar qoftë ky edhe ish-prokurori i përgjithshëm.

Vizion Plus iu drejtua selisë diplomatike amerikane në Tiranë, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga organi i akuzës për informacionet mbi të cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit  lidhur me Adriatik Llallën. David Muniz, i ngarkuari me punë i ambasadës dha këtë përgjigje:

 “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të bashkëpunojë me çdo hetim të zyrtarëve të lartë të korruptuar“.

Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin, e mbi të gjitha rastet ku janë të përfshirë “peshqit e mëdhenj”.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli pak ditë me parë si person të padëshiruar Adriatik Llallën dhe familjarët e tij, duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i firmosur nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, erdhi pas informacioneve të mbledhura, sipas të cilave Llalla ishte i përfshirë në korrupsion gjate kohës që ushtronte detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm./vizionplus/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco