Kur përfundon mandati i Guvernatorit Sejko? Ja shpjegimi që jep Ylli Manjani...

Kur përfundon mandati i Guvernatorit Sejko? Ja shpjegimi që jep Ylli Manjani...

20:03, 22/02/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale ka sqaruar ligjërisht mandatin e Guvernatorit Gent Sejko.

“Duke lexuar Kushtetuten ne harmoni me ligjin per Bankën e Shqipërisë, më rezulton se: Guvernatorit aktual të Bankës i mbaron mandati ditën që do i mbaronte paraardhësit të tij! Pra Zoti Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Zoti Fullani. Nëse lexoni nenin 48 ligjit për Bankën e Shqipërisë, do ta kuptoni qartë këtë gjë”, shkruan Manjani.

Komenti i Ylli Manjanit

Sqarim ligjor per mandatin e Guvernatorit.

————

Duke lexuar Kushtetuten ne harmoni me ligjin per Bankën e Shqipërisë, më rezulton se:

Guvernatorit aktual të Bankës i mbaron mandati ditën që do i mbaronte paraardhësit të tij!

Pra Zoti Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Zoti Fullani.

Nëse lexoni nenin 48 ligjit për Bankën e Shqipërisë, do ta kuptoni qartë këtë gjë.

Guvenatori ka mandatin fillestar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Ai/Ajo zgjidhet guvenator vetëm pasi të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës.

Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi.

Shiheni nenin 48.3

Pra Sejko plotëson mandatin e Fullanit. Nëse këtij të fundit i mbaronte mandati këtë vit, atëherë edhe Sejkos i mbaron mandati këtë vit!

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist23/02/2018 00:03

Po na corodisni fare.Manjani thote se Sejko mbaron mandatin e Fullanit,ndersa po ne faqen tuaj,tregioni deklaratat e juristeve specialiste se Sejko eshste emeruar me 4 dhjetor 2014,dhe perfundon ne 2122.Ke te besojme,?

Shto koment

Denonco