Namir Lapardhaja ironizon Ramën/ Në Berat do të luhet telekomedia ‘Gjuetia e fundit’

Namir Lapardhaja ironizon Ramën/ Në Berat do të luhet telekomedia ‘Gjuetia e fundit’

19:27, 22/02/2018
A+ Aa A-

Namir Lapardhaja, anëtar i Kryesisë së degës së PD-së në Berat, ka ironizuar vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Berat, ku pritet të zhvillojë edhe mbledhjen e rradhës së qeverisë. Lapardhaja përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se në Berat pritet të vihet në skenë telekomedia “Gjuetia e fundit”.

“Shihni axhendën e Kryeministrit Rama të datës 23 e në vijim në Berat. E gjitha duket një telekomedi moderne, ku gjithkush është në rolin e vet, edhe ata që vijnë, edhe ata që presin, edhe pemët që mbillen, edhe ata që do flasin... Çfarë do flasin? Si do flasin? Si do reagojne e si do qëndrojnë? Ku do hanë? Çfarë do hanë e si do e hanë? Ku do flenë? Si do flenë e kur do ngrihen?

Madje, duket se edhe tek Xha Braho që do venë për drekë, përveç dëmeve që do t'i bëjnë në të buta, gjithçka do ta marrin me vete, si dikur Byroja Politike kur vinte për drekë tek populli i thjeshtë e gjithçka e merrte nga Tirana, pavarësisht përgatitjeve të rastit nga pritësi”, shkruan Lapardhaja.

Postimi në Facebook

Ne Berat (ri)kthehet per t'u (ri)vene ne skene telekomedia "Gjuetia e fundit"...

Prezanton: ERTV

Skenari: Endri FUGA

Regjia: Endri dhe Edi

Drejtor filmi: Edi dhe Endri

Operator zeri: Ish-çunat e "MJAFT-IT"

Montazhi: Ish-gocat e "MJAFT-IT"

Operator: Edi dhe Endri (ERTV)

Interpretojne aktoret:

Edi Rama, Klosi, Kumbaro, Gjiknuri, Philip Keller, Beci, Prefekti, Drejtori i Pergjithshem i TIKA-s, Zevendeskryeministrja, deputetet, familja e Hekuran Cepes dhe 150 pjesemarres te siguruar (te kontrolluar dhe te besuar - mund te prishin skenarin) nga drejtuesi politik i qarkut.

P:S

Shihni axhenden e Kryeministrit Rama te dates 23 e ne vijim ne Berat. E gjitha duket nje telekomedi moderne, ku gjithkush eshte ne rolin e vet, edhe ata qe vijne, edhe ata qe presin, edhe pemet qe mbillen, edhe ata qe do flasin... Çfare do flasin? Si do flasin? Si do reagojne e si do qendrojne? Ku do hane? Çfare do hane e si do e hane? Ku do flene? Si do flene e kur do ngrihen?

Madje, duket se edhe tek Xha Braho qe do vene per dreke, perveç demeve qe do t'i bejne ne te buta, gjithçka do ta marrin me vete, si dikur Byroja Politike kur vinte per dreke tek populli i thjeshte e gjithçka e merrte nga Tirana, pavaresisht pergatitjeve te rastit nga pritesi.

Mjafton te lexosh axhenden zyrtare te Rames ne Berat, per te pare se teoria e gjasmimit dhe e sikurit eshte e vetmja metodologji qe perdor ky kabinet, ku, mbi gjithcka, ka vetem propaganden boshe.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco