Deputeti i PD akuza të forta ndaj Ramës: Ai dhe ministrat e tij po vjedhin Shqipërinë dhe kanë mbjellë korrupsion kudo

Deputeti i PD akuza të forta ndaj Ramës: Ai dhe ministrat e tij po vjedhin Shqipërinë dhe kanë mbjellë korrupsion kudo

18:43, 22/02/2018
A+ Aa A-

‘Korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta se kurrë më parë’, kështu deklaroi deputeti demokrat Agron Shehaj në studion e lajmeve në Syri.net.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili për fjalimin e mbajtur sot në Kuvend dhe se çfarë e pengon vendin të ecë përpara, Shehaj u shpreh se e keqja madhe është korrupsioni.

Sipas tij ky fenomen me ardhjen e Ramës në pushtet ka ardhur në rritje.

‘Kur erdhi Rama në 201-n në pushtet, mëdha shpresë,sepse si biznesmen mendova se do të bëjë mirë. Çfarë tha Rama ditët e para të qeverisë dhe atë se çfarë bëri, nuk ka bërë praktikisht asnjë gjë. Ai tregoi se e njihte problematikën për ta shitur jo për ta zgjidhur. Një nga gjërat që ai këmbëngulte në atë periudhë ishte çështja e korrupsionit, po luftove korrupsionin rritet ekonomia. Rama foli për korrupsionin në dogana, unë mendova se doganat s’do kenë asnjë rast korrupsioni, por ai vuri në dogana Spiropalin e cila vodhi aq shumë sa binte ndesh dhe me PS-në. Sot qeveria është më e korruptuar se kurrë. Sot kemi deputetët që bëjnë jetë luksi, të cilët hyrën të varfër në politikë dhe sot janë milionerë’,u shpreh Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco