Demarkacioni/ Ambasadorët thërrasin në takim kryetarët e grupeve parlamentare

Demarkacioni/ Ambasadorët thërrasin në takim kryetarët e grupeve parlamentare

16:48, 22/02/2018
A+ Aa A-

Në orën 17:00 Ambasadorët e akredituar në Prishtinë do të zhvillojë një takim me drejtuesit e grupeve parlamentare në Kosovë, pasi parlamenti dështoi  në zhvillimin e seancës parlamentare ku do të votohej ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Sikundër raportohet, Ambasadorët e vendeve të Quintit kanë thirrur në një takim Kryetarët e Grupeve Parlamentare ku pikë e diskutimit do të jetë raporti i Shpejtim Bulliqit në lidhje me demarkacionin.

Takimi synon gjetjen e një konsesusi sa më të gjerë mes partive në parlamentin e Kosovës lidhur me raportin dhe të dilet me një qëndrim që nesër, në seancën e thirrur për në ora 10, të votohet dhe të kalojë në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco