Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Basha në Kuvend: Kjo është qeveri kriminale, në protesta bashkë me punonjësit e baypassit

VIDEO/ Basha në Kuvend: Kjo është qeveri kriminale, në protesta bashkë me punonjësit e baypassit

12:41, 22/02/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së ka hedhur akuza të shumta ndaj qeverisë në lidhje me heqjen e ndihmës ekonomike ndaj mijëra shqiptarëve.

Duke folur në Kuvend, Lulzim Basha tha se ky është një vendim kriminal që qeveria nuk e bën transparent.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Kur zuzarët kanë zgjedhje shkojnë atje tu blejnë votën me thesin e miellit ose me Habilajt.

Vendimi për heqjen e ndihmës ekonomike në mënyrë të turpshme është vetëm e një njeriu, vendimi kriminal i Edi Ramës që u heq bukën e gojës pa asnjë shpjegim dhe bazë ligjore. Ndihma ligjore është detyrim për shtetin për familjet pa të ardhura.

Kanë shpikur një sistem pikëzimi që refuzojnë ta bëjnë transparent. Askush nuk tregon sistemin e pikëzimit. Po të kishte një Prokurori të pavarur do ta merrte menjëherë të pandehur marionetën e Edi Ramës se nuk ka krim më të madh sesa me vetëdije t’u heqësh bukën e gojës të pamundurve.

Unë e kam parë gjendjen e mjeruar ekonomike të vendit, kurse këta vijnë të krekosur nga milionat.

Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vendet e premtuara të punës, por mbylli dhe ato që ishin. Organet e besueshme ndërkombëtare përfshirë edhe INSTAT, që është për vete për hetim për falsifikim të të dhënave. Kjo është një dramë e madhe që shfaqet jo më shumë se 2 km larg. Shkoni shikojeni varfërinë që keni thelluar.

Paratë shkojnë në xhepat e luksit të ministrave të tij, ministrit të inceneratorëve, ministrit të qejfit, hajdutëve këtu mbrapa.

Ndaj ftoj qytetarët shqiptarë t’i bashkohen punëtorëve të by pass Fierit t’i bashkohen studentëve, artistëve, se opozitën e kanë mbështetje, të marrim fatin në duart tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sajmir22/02/2018 14:34

kjo qeverri me ndihmen ekonomike po luan si nje femije me arren ! skema e kesaj qeverrie ajo epikezimit nuk eshte gje tjeter vecse nje mjet per politik presionin per te ushtruar mbi keto familje!

sajmir22/02/2018 14:23

kjo qeverri me ndihmen ekonomike po luan si nje femije me arren ! skema e kesaj qeverrie ajo epikezimit nuk eshte gje tjeter vecse nje mjet per politik presionin per te ushtruar mbi keto familje!

Askushi22/02/2018 13:42

O z Basha Ti po bene vetem zhurme dhe asgje me shume. Ti je i sorosit si dhe Rama, qe te dy po ndiqni detyrat e soros. Partia socialiste nuk egziston me ashtu si dhe Pd-ja

Shto koment

Denonco