Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Presidenti i përbashkët/ Carld Bildt: Idea e Ramës nuk është mirëpritur nga shqiptarët...

Presidenti i përbashkët/ Carld Bildt: Idea e Ramës nuk është mirëpritur nga shqiptarët...

23:26, 21/02/2018
A+ Aa A-

Carl Bildt, ish-Kryeministri i Suedisë, e ka cilësuar si të papritur deklaratën e Kryeminsitrit Edi Rama për një president të përbashkët me Kosovën.

Gjithashtu ai i bëri thirrje politikës kosovare të votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e zi.

Në një takim me studentët, ish-kryeministri suedez Carl Bildt është shprehur në mënyrë kategorike kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin perëndimor, lojë që do të sillte gjakderdhje dhe situatë të paparashikueshme.

Ai kujtoi se shumica e kufijve në Evropë janë ndryshuar në mënyrë të përgjakshme ndërsa tani janë kthyer në element thelbësor të shoqërive të integruara. Ish-kryeministri suedez i porositi ballkanasit që të zgjidhin në plan afatgjatë mosmarrëveshjet dypalëshe dhe të përkushtohen tek reformimi i sistemit ekonomik dhe atij gjyqësor për të ecur shpejt drejt BE-së.

Në intervistën ekskluzive për Klan Plus, Bildt tha se deklarata e kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë ishte e papritur dhe nuk është mirëpritur nga shqiptarët përtej kufirit.

“Nuk jam unë që mund ta gjykoj zotin Rama për këtë çështje, por kam vënë re se kjo ide nuk ka ngjallur entuziazëm në Kosovë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco