Momenti për një lëvizje të re politike? Ja përgjigjia e Astrit Patozit dhe kritikat për...

Momenti për një lëvizje të re politike? Ja përgjigjia e Astrit Patozit dhe kritikat për...

22:36, 21/02/2018
A+ Aa A-

Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së, tha se opozita dëshpëruese nuk po arrin të përfitojë nga rënia e mazhorancës për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme që kanë përfshirë këtë të fundit.

Në studion e News 24, Patozi është shprehur se kjo situatë thellon depresionin social dhe i shtyn shqiptarët të braktisin vendin, pasi ka mungesë shprese.

Patozi tha se Basha e ka përdorur termin “Republikë e Re” si një pretekst për të futur njerëzit në çadër, por nuk e besonte as vetë një gjë të tillë.  Sipas tij, anëtarët e PD dolën në shesh, pushtuan bulevardin Dëshmorët e Kombit për një kauzë që i qëndron akoma kohës.

“Përkujtimi për keq i lëvizjes së Lulzim Bashës apo i Republikës së Re duhet të jetë 18 maji, jo si u hap çadra, po si u mbyll. Se kur u hap kishte sens. 18 maji është vërtetë një ditë e trishtë jo në historinë e PD, por në historinë e Shqipërisë”,  tha Patozi.

Si e shihni tani situatën me një Reformë Drejtësie të nisur..

Patozi: Rama mori atë që donte, dhe në politikë ky është sukses, po nuk shoh ndonjë triumf. Fitorja të jep një adrenaline të veçantë, por nuk e shoh te mazhoranca, se kjo ka humbur shumë nga reputacioni i saj për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme. E kanë bërë atë të jetë e ngadaltë e mos e shijojë fitoren. Edhe performanca e tyre në parlament është një lloj stanjacioni politik. Ka një depresion. Qeveria e meriton të vuajë se këto nuk i kanë ndodhur rastësisht. Keqardhja ime është dhe për opozitën dëshpëruese, që nuk po përfiton nga kjo rënie e mazhorancës. Kjo e thellon depresionin social dhe i shtyn shqiptarët të braktisin vendin. Ka mungesë shprese.

Do them mendimet e mia sa herë të më jepet rasti dhe e them me bindje se nuk ka dëm më të madh për PD, është të dalë dikush e të thotë: kjo është opozita që duhet. Unë kam fakte për këto që flas. Nuk kam asgjë personale me askënd, aq më pak me Bashën që nuk e meriton një vëmendje të madhe. Nëse nuk riparohet, PD do shkojë në pikiatë. Kjo do rëndojë fatet e shqiptarëve se mungesa e një opozite të fortë do t’i japë shansin qeverisë të bëhet më e fortë e më arrogante.

Ku çalon opozita?

Patozi: Opozita nuk ka një ekip sot, flas për PD e nuk dua ta fus LSI-së në këtë grup. PD-së i mungojnë cilësitë elementare të një partie, që të zgjojë shpresën te populli. Ne sot jemi në një sistem të kalbur politik, që fillon te partitë e mbaron te salla e gjyqit. Për aq kohë sa partitë do vjedhin votat e tyre, nuk do ndryshojë sistemi. Nuk shoh përpjekje të Basha për të ndryshuar sistemin. Pse Basha nuk shprehet për ndryshimet Kushtetuese të 2008? Ai duhet të ishte flamurtari i ndryshimeve kushtetuese jo vetëm për të korrigjuar gabimin e 2008-s, por për të sjellë ndryshime në vend. Kur ky nuk merret me këto, njerëzit do thonë se ky nuk do ndryshimin e sistemit, por kërkon t’i vijë radha.  Pse Basha nuk e përmend më Republikën e Re, po se nuk e beson as vetë, e ka pasur një kalë për të kaluar lumin, e meqë lumi u kalua me humbje të rënda, ky term nuk përdoret më. Një politikan që i qëndron i bindur qëndrimit të tij, vazhdon me atë, në fakt ishte një karrem për të gënjyer publikun.

Teoritë revolucionare thonë që duke u bërë më keq mund të ketë një reagim të fortë?

Patozi: Nuk është çudi edhe të ndodhë, nuk përjashtohen, se historia e njerëzimit i njeh.

Momenti për lëvizje të reja politike?

Patozi: Duket sikur ne kemi ngelur pa punë e duhet t’i gjejmë punë vetes, por në interesat e mia personale, unë kam arritur shumë, kam pasur një karrierë të admirueshme politike, dhe kam treguar që nuk kam ndonjë ambicie tjetër politike. Puna është t’i japim shqiptarëve një sistem të ri politik. Të krijojmë modelin politik te PD, se kjo nuk është sot model.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TROPOJANI22/02/2018 09:13

PO MIRE E KE TI MOJ SONJA PROBLEMI I MADH ESHTE SE LULIN E KEMI VENE NE QE TE MBULOJE HORRLLIQET TONA. NESE DO BEHET VERTET NJE RITHEMELIM I PD NE STATUT DUHET SHENUAR QE ASNJE TROPOJAN MOS JETE NE POSTE DREJTUESE. DERI ATEHERE KY IDIOTI ME ATLETE DO BEJE PALLE ARIU. moderatori mund edhe ta botoje se minarja nuk futet ne thes thote populli. Te shpresojme per me mire.

kliti--klik22/02/2018 02:41

SONJA' apo sonja mashkull' Mendime fikse, apo servileper te kritikuar se na beka e s;beka BASHA, ese te largohet ai qe te fitoka me shume PDJa.Po mire ore zotri,, se zotri je me emer zonje,,,, te mbarojme pune me zgjedhjet e seleksionimet ne PDne sipas teje e PATOZIT, qe fatkeqesisht, pjekuria politike demokratike i ardhipas largimit nga ofiqi i parlamentit, Nejse,dhe ne kete kohe ju qe nuk e dashkerki PDne keshtu lereni banditinRAMA te prashise,e te beje qejf nen pupulat tuaja.Lideri ka rol , kjo nuk ka diskutim, por edhe masat demokratikete popullitjane vendimtare. A o shihni se ne cdo dalje te lideritte PDse , valle levdohetqeveriadhe mafioziRAMA, apo po i vihen ne dukje gjithe monstruaziteti itij qe ben me pushtetin. Cfar duhet te beje, kur mes demokrateve ka siPATOZI, dhe qe me te drejte na le shije te hidhur,vazhdimesia e ketij ishi demokratme sulme, amendime, paragjykime tinezare qe cojne, e kane cuar shume demokratene mosaktivizim e terheqje. Ky eshte sabotim brenda grupit, e permban ne vetevehte edhe ambicje personale. prandaj me mire me BASHENqepo mundohet te jete sama icilter me demokratet ,,se sa me PATOZET.VIVERE

Sonja21/02/2018 22:55

Me gjithe keto skandale te Rames, nese do te ishte PD-ja ne pushtet, do te kishin ndodhur gjera te medha, do ti ishte vene zjarri vendit, ne fakte tani ka vetem denoncime qesharake. Luli ka hyre ne PD me nje qellim te caktuar, te shkaterroj ate. Prandaj Rama do jetoj me gjate ne pushtet dhe shqiptaret jane pa shpres se kujte duhet ti besojne nese perzen Ramen. Pra nuk ka alternativ me te mire, te besueshme. Tek Luli ska shpres. Duhet te lihen fjalet, retorikat nga te gjithe demokratet e larguar apo perzene nga PD, ja. Te bashkohen dhe te largojne Lulin dhe te bejne zgjedhje te lira per nje kryetar te ri. Shqiprija ne rrezik.

Shto koment

Denonco