FOTO/ Blushi kujdeset për shqipen, por nuk di të “shkruajë” shqip...

FOTO/ Blushi kujdeset për shqipen, por nuk di të “shkruajë” shqip...

22:22, 21/02/2018
A+ Aa A-

Ben Blushi u emërua pak kohë më parë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, pas një kohe të gjatë në politikë, si pjesë e qeverive të majta dhe deputet i Partisë Socialiste.

Blushi hyri në politikë nga rradhët e mediave dhe emërimi në krye të televizionit u konsiderua si një rikthim i bujshëm në fushën e medias.

Në politikë trajtohej si njeriu i letrave, autor romanesh, madje është edhe fitues i çmimit “Europian për Letërsinë”.

Dhe pikërisht në median që drejton sot si drejtor nuk kishte si të mungonte një lajm mbi gjuhën shqipe.

“Kërkohet fjalor i ri për gjuhën” shkruhej me titra në televizionin që drejton Blushi, ndërsa pak më poshtë shkruhet “TË MBDOJMË SHQIPEN”.

Kuptimi është për të mbrojtur gjuhën shqipe, pavarësisht gabimit ortografik që për ironi ka ndodhur pikërisht në titrën që ka për synim sensibilizimin e mbrojtjes së saj.

Ndoshta ky është një gabim që nuk do të vihej re në një tjetër lajm, por kur bëhet fjalë për gjuhën, nuk ka sesi të mos dallohet.

Aq më tepër kur drejtori ka një karrierë të gjatë në media, është i njohur në publicistikë, ka fituar çmime dhe kur ka pasur vlerësime edhe nga kritika pikërisht për gjuhën që përdor...  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pier22/02/2018 00:45

i kujtoj artikull shkruesit se;nje gabim ortografik qe ben nje nga punonjesit e tv nuk dote thote qe e ka bere drejtori.per mos te thene qe eshte nje lapsus anga artikull shkrusi,them qe eshte dashakeqe per te godit nje figure si blushi.ai qe e ka shkruar kete nuk i vjen aste kokrrat e blushit.e di qe ju nuk dota botoni komentin se nuk eshte hera e pare,por e rendesishme eshte se mesazhi ju vjen

Shto koment

Denonco