Ambasada e SHBA në Tiranë: Jemi të zhgënjyer nga Rama, gjuhë e shkujdesur

Ambasada e SHBA në Tiranë: Jemi të zhgënjyer nga Rama, gjuhë e shkujdesur

18:00, 21/02/2018
A+ Aa A-

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili foli për një President të Unitetit Kombëtar gjatë fjalës së mbajtur në Parlamentin e Kosovës, në kuadër të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Ambasada është shprehur se është mjaft e zhgënjyer nga deklarata e Ramës, duke e cilësuar gjuhën e përdorur prej tij si të shkujdesur dhe të padobishme.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak-cak-cak22/02/2018 11:47

Përgjigjen më të saktë Lu-së për "shqetësimin" e tij, ja ka dhënë ish ministrii drejtësisë Ylli Manjani

Toni ben21/02/2018 19:05

Rrofte Amerika! Poshte kinezi Lu i korroptuar me dollaret e droges!

Sonja21/02/2018 18:56

Pune e madhe pse u zhgenjye Lu -ja. Ai nuk po shqetsohet per problemet me madhore, u shqetsoka per gjuhen.

Albion21/02/2018 18:33

Genjeshter me bisht. Aspak nuk jeni te zhgenjyer nga njeriu juaj pasi e keni njohur mire qe me pare qe ka luhatje humori, ndryshe nuk do e kisht zgjedhur!

gramoz21/02/2018 18:08

Duhet te ishit zhgenjyer pak me heret me kanabizimin e vendit, me horrat e kriminelet qe futi ne parlament, me spiunet e sigurimit te enver hoxhes ne organet e vetingut e mbi te gjitha, me voten kunder ShBA.

Shto koment

Denonco