Asamblea e PS i tregon derën Taulant Ballës: Me veprimet e tua po e çon partinë në krizë...

Asamblea e PS i tregon derën Taulant Ballës: Me veprimet e tua po e çon partinë në krizë...

16:50, 21/02/2018
A+ Aa A-

Koha e monizmit ka përfunduar. Është kjo përgjigjia që Asamblea e Partisë Socialiste dega Kukës i ka kthyer Kryesisë së PS-së, e cila një ditë më parë vendosi zhvillimin e zgjedhjeve në strukturat e kësaj partie.

Sipas një deklarate të Asamblesë së PS-së në Kukës, vendimet e bëra publike dje, nuk i përkasin Kryesisë qendrore, por janë të marra nga Taulant Balla

“Prisnim zgjidhje të problemeve tona nga kryesia por prapë mendojmë se ato deklarime nuk janë vendime të kryesisë por të z. Taulant pasi:

Zgjedhjet në PS Kukës kanë përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar.

Nuk ka mundësi të shkarkohet një asamble dhe të bëhet një e re vetëm për z. Safet Gjici dhe z. Balla

Pasi koha e Monizmit ka perfunduar.

Nuk pranojmë ndëshkime të pa argumentuara dhe me telefon pasi Partia Socialiste si institucion funksionon nëpërmjet Statutit dhe egziston në përbërje të tij një Komision për Garancitë Statuore.

Në asamblenë e PS Kukës janë të gjithë të zgjedhur me votë të lirë dhe me një proçes të rregullt në zbatim të statutit të PS dhe deklarimi juaj për të zgjedhurit e Asamblesë Kukës “ të pashkollë” nuk qëndron.

Nëse ti z. Balla kërkon të formosh një parti të re mund të krijosh dhe një Asamble të re por me këto veprime jo vetëm PS Kukës është në krizë,  por e gjithë Partia Socialiste e Shqipërisë do të shkojë në krizë.

Presim zgjidhje të problemeve tona dhe jo anashkalime dhe ndëshkime të panevojshme të cilat i marrim vesh ne media dhe jo zyrtarisht”, thuhet në reagimin e Asamblesë së PS-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco