Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Heqja e ndihmës ekonomike, Basha takon të varfërit, kjo është një emergjencë kombëtare

VIDEO/ Heqja e ndihmës ekonomike, Basha takon të varfërit, kjo është një emergjencë kombëtare

13:38, 21/02/2018
A+ Aa A-

Pas ndryshimeve në ligj dhe perjashtimit nga sekma e ndihmës ekonomike Lulzim Basha kja viziztura disa bonrë të pëjashtuar nga kjo skeme në Kamëz. Sipas njofitmit për shtyp nga selia blu Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa familje ekstremisht të varfra, të cilat janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.

Dëshmitë tronditëse të grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lëniën në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin. Marie Gjoka është një nënë e vuajtur, që tregon hisotrinë tronditëse sesi ngeli pa asnjë të ardhur, pas vdekjes së bashkëshortit të sëmurë, në përpjekje për të marrë KEMP-in ditën që bashkëshorti u nda nga jeta.

Ja disa nga dëshmite dhe pamjet tronditëse nga takimi i Kryetarit Basha me familje të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kamzës.

 “Marije Gjoka: Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi.”

Në bashkinë e Kamzës, ku Basha vizitoi familjet në skamje, janë hequr në janar rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë. 

“Basha: Për çfarë u thanë që skeni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?

Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t’ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t’ju marrin do t’ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.”

“Bashkëshortja e Artur Rungos:  Listën e kam bërë të gjatë në dyqan dh s’kemi me çfarë të paguajmë. Vetëm me borxhe dhe asnjë lloj ndihme.

Basha; Nuk u dhanë shpjegim pse ua hoqën ndihmën?

Artur Rungo: Jo fare, asnjë shpjegim.”

“Basha: Kishit ndihmë ekonomike?

Donika Sheta: Kisha, por ma kanë hequr tani.

Basha: Po pse ta kanë hequr?

Donika Sheta: Më thanë që nuk plotëson kushtet. Nuk e di çfarë kushtesh, kur unë s’kam asgjë, asnjë kusht për të jetuar. Thanë nuk plotëson pikët. Nuk kam as lavatriçe, as dush. Asgjë nuk kam.

Basha: Po të ardhura të tjera përveç ndihmës ekonomike keni pasur?

Donika Sheta: Kam vetëm 20 mijë lekë pension të vjetra.”

Pak ditë më  parë qeveria deklaroi se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike ata që nuk e meritojnë, por dëshmitë në familjen e Pranvera Tetovajt dhe Gëzim Ukdashit tregojnë për një situatë katastrofike, ku iu është prerë edhe uji i pijshëm.  

“Pranvera Tetovaj: Nënën e kam të paralizuar. Asistencën ma kanë hequr. Lekët e përmbytjes nuk i kemi marrë. Skam asgjë, as dyshek për nënën.“

“Bashkëshortja e Gëzim Ukdashit: Edhe ujin na e kanë ndërprerë. Kush të na japë ndonjë pikë ujë, e marrim. S”kemi lekë të blejmë një thes miell, pale dritat dhe ujin.

Basha: Prandaj kemi ardhur, në rradhë të parë t’I tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës. “

Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin.  ?

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    gramoz21/02/2018 15:58

    Mos u qani po dilni ne shesh me i zhduk keta qelbesira, mos prisni meshire nga plerat e komunistave jane te pa shpirt si baballaret e tyre, prandaj ngrihuni me i shporr rracen e keqe.

    korcari21/02/2018 15:04

    o korcare pritestoni per buken e gojes jo per sportet

    lali21/02/2018 14:51

    Mos na beni me vjell me kete palaco qe shko e pyet njerezit ne nevoje per efektet e ligjeve qe i pranon dhe miraton ne heshtje vete ne parlament. Ky pjerdh nga goja dhe njerezit i thone faleminderit...

    klodi21/02/2018 14:47

    partia ne pushtet po shfrytezon cdo mjet zoti basha per te bere presionin mbi voten e lire ne kete vend .

    sami21/02/2018 14:37

    heqja e ndihmes ekonomike eshte nje akt makaber nga kjo qeverri . sistemi i pikezimit nuk eshte gje tjeter se nje manover e ulet e partise ne pushtet per tu marre voten ketyre familjeve !

    goni21/02/2018 14:34

    ndihma ekonomike ne vetvete eshte shume e pamjaftueshme per familjet ne nevoje duhet me patjeter qe te rritet ne standartet e minimumit jetik zoti basha .

    antonio21/02/2018 14:29

    Eshte e pafalshme kjo qe po ndodh me shtresat ne nevoje . kane ndertuar nje sistem pikezimi qe nuk e njeh askush.per faktin e thjeshte se qeverria nuk e ben publike ate. duhet me patjeter trasparence nga qeverria.

    klodi21/02/2018 14:26

    Nese do te shikosh se si qeverriset nje vend shiko se si i trajton ajo njerzit me ne nevoje. zoti basha jeni shpresa e vetme per te grup te margjinalizuar nga shoqeria dhe partia ne pushtet

    sajmir21/02/2018 14:24

    eshte e turpshme kjo qe ka bere qeverria me te varfrit zoti basha. duhet nje program alternativ nga ju per ta nxjerre shqiperine nga skamja . jane te shumta familjet qe po vuajne

    Shto koment

    Denonco