Pampuri: 20 Shkurti, katarsisi kundër hienave që kishin zaptuar Shqipërinë

Pampuri: 20 Shkurti, katarsisi kundër hienave që kishin zaptuar Shqipërinë

09:23, 21/02/2018
A+ Aa A-

 
Edhe deputeteja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka treguar në një status në rrjetet sociale se si edhe pse ne moshe e ka perjetuar rrëzimin e statujës së diktatorit në qendër të Tiranës.
Ja çfarë shkruan ajo: 27 vite më parë, isha 10 vjeç, por kujtimet mbeten ende të freskëta, kur prindërit na mbanin me vete sikur donin të na tregonin që diktatoret, ata që rrënojnë e sundojnë qytetarët e tyre, kështu e kanë fundin. Mbaj mend gëzimin e papërmbajtur të qindra mijera qytetarëve, të dajave e prinderve të mi në momentin që busti u rrëzua. Moment historik qe shënoi kthesen e madhe të zhvillimeve politike në vend, në krye të se cilës ishte lideri historik Dr. Sali Berisha. Atëhere mori nismen një fillim i ri, një betejë e madhe drejt demokracise. Për familjen time e për të gjithë qytetarët në mbarë vendin, ai moment ishte moment gezimi dhe katarsisi kundrejt hienave që kishin uzurpuar Shqipërine. Përpara 27 vitesh nisi ndryshimi, dhe hapat e parë i hodhi nga Kavaja e Shkodra, për tu shtrirë më pas në gjithë Shqipërinë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Zana21/02/2018 13:29

    Hienat jane edhe sot ne kvend qeveri e kudo

    Shto koment

    Denonco