Berisha: Shqipërisë i mbetet uji me kripë, zona ekonomike i shkon Greqisë...

Berisha: Shqipërisë i mbetet uji me kripë, zona ekonomike i shkon Greqisë...

23:18, 20/02/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama dhe Ditmir Bushati kanë kryer veprimet më anti-Kushtetuese në lidhje me çështjen e detit për Greqinë.

“Nga shitja e detit e trilionanve e metër kub gaz e zhdukja nga fjalori e hartës të fjalës Çamëri, se si mund të demonizoj unë çamët e martirizuar, kjo që ka bërë Rama është e papranueshme.

Çfarë do u thotë çamëve që janë legjendarë në historinë e shtetit grek, do u thotë që s’keni qenë çam. Këtu është shkel gjithçka, janë përdhos të gjallë e të vdekur”, tha Berisha në studion e Neës 24.

Meta ju ftoi për t’u konsultuar për negociatat me Greqinë për detin dhe plotfuqishmërinë për Bushatin? Cfarë i sugjeruat

Tek Meta gjeta gadishmërinë e tij të plotë për ta dhënë plotfuqinë, e them pa mëdyshje se ashtu është rregulli. Së dyti veprime më anti-Kushtetuese se ka kryer Rama me Bushatin me këtë proces nuk janë kryer kurrë. Besoj se letra është bërë publike dhe është e paimagjinueshme të shkelet nen për nen Kushtetuta. Nga shitja e detit e trilionanve e metër kub gaz e zhdukja nga fjalori e hartës të fjalës Çamëri, se si mund të demonizoj unë çamët e martirizuar, kjo që ka bërë Rama është e papranueshme. Çfarë do u thotë çamëve që janë legjendarë në historinë e shtetit grek, do u thotë që s’keni qenë çam. Këtu është shkel gjithçka, janë përdhos të gjallë e të vdekur.

Ju nuk e kërkuat plotfuqishmërinë dhe nuk e kërkoi as Rama?

Ligji që ishte thotë për delegacionet që krijon qeveria plotfuqishmërinë e jep kryeministri. Këtu gjykata nuk e pranoi si të përshtatshme për çështjen dhe ia dha Presidentit.

Presidenti i kërkoi detaje të reja Bushatit nuk e pranoi plotfuqishmërinë

Po si t’i çosh një derr në thes Presidentit e t’i thuash vër firmën. Presidenti ka nevojë të informohet për çdo gjë. Këta në vend se t’i çojnë një memo të vogël për procesin e bërë fshehtas, këta bëjnë allishverishe.

Cili është pazari?

Është te deti, i kanë lënë Greqisë, dhe kjo mund të bëhet një sherr i madh në rajon. Greqia tani duke dhënë një copë ujë dhe kripë e duke marrë zonën  ekonomike për vete, duke zgjeruar ujërat në 12 milje, Shqipërisë i mbetet uji rëra dhe kripa. Edi Rama është i kapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari21/02/2018 10:28

Po atij plehres, Pashait të detit, pse I ka humbur pordha vrimen? Fol mor hale se na trave capin si patriot i rralle per të njejtin det e per të njejtin atdhe,qe sot s’te vjen zeri!

Shto koment

Denonco