Çollaku në Syri.net: Ja si e mbaj mend Ramën në vitet 90-të

Çollaku në Syri.net: Ja si e mbaj mend Ramën në vitet 90-të

18:28, 20/02/2018
A+ Aa A-

Kreu i departamentit për Politikën e jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, ka kujtuar në studion e lajmeve të Syri.net, grevën e studentëve në vitet 90-të, por edhe se si ai e mbante mend kryeministrin Edi Rama në atë kohë.

Çollaku tha se më shumë e mbante mënd Ramën vetëm për veshjen ekstravagante.

‘Gjatë viteve 90-të Rama ka pas qenë i ftuar si një lloj pedagogu ekstravagant, por dhe nga statusi i tij se ai vinte nga një familje e përkëdhelur nga regjimi.

Kontaktin e parë me Ramën e mbaj mend në një fjalim radikal që mbajti tek Qemal Stafa, kur tha që ti marrim dhe ti varim komunistët, më pas nuk e mbaj mend më pasta.

Më shumë mbaj mend ata që rrinin me të, dhe duket se Rama ka marrë nga lavdia e shokëve’, deklaroi Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta20/02/2018 19:39

Nuk e mbake mende mire ose .....ky fjalim eshte bere ne stadiumin Dinamo perpara disa ndyresive po si edhe vete Rama...

Shto koment

Denonco