'Jetojnë ende ikonat e regjimit: ministra që e kanë nderuar diktatorin, deputetë që nderojnë kriminelë...'

'Jetojnë ende ikonat e regjimit: ministra që e kanë nderuar diktatorin, deputetë që nderojnë kriminelë...'

11:54, 20/02/2018 Nga Jorida Tabaku
A+ Aa A-

Sot është dita në të cilën shqiptarët mundën të shkëpusnin vargonjtë e diktaturës nga duart e burgosura dhe dhunuara për 5 dekada. Pakkush që ka përjetuar 20 shkurtin 1991 mund ta harrojë gëzimin dhe lotët e lumturisë në sytë e atyre që kishin ëndërruar rrëzimin e diktaturës.

Por ndonëse statuja e regjimit është rrëzuar, totemet dhe ikonat e tij brenda shoqërisë sone jetojnë ende. Ministra që kanë nderuar diktatorin, deputetë që ende nderojnë kriminelë pa brerje ndërgjegjie, relativistë që justifikojnë të djeshmen dhe sofistë që barazojnë të djeshmen me sot.

Ne sot duhet të luftojmë për të mos harruar 20 shkurtin 1991 dhe mbi të gjitha për të mposhtur njeriun e ri socialist. Ne sot duhet të përkujtojmë me krenari shkurtin e 27 viteve më pare dhe të ndërtojmë të ardhmen e vendit duke mos harruar të shkuarën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco