27 vjet nga përmbysja e 'Enver Hoxhës', Berisha: Lëvizja studentore, forcë njerëzore nukleare

27 vjet nga përmbysja e 'Enver Hoxhës', Berisha: Lëvizja studentore, forcë njerëzore nukleare

10:50, 20/02/2018
A+ Aa A-

Në 27-vjetorin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë ka folur sot ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha e ka quajtur Lëvizjen studentore, “energji, forcë njerëzore nukleare”.

Ish-Kryeministri e vlerësoi mjaft, qëndrueshmërinë, kurajon dhe guximin e studentëve të atyre ditëve në konferencën “Ju flet Radio....” organizuar për përkujtimin e atij revolucioni demokratik.

"Lëvizja studentore u bë promotor kryesor dhe në datën 20 shkurt - mund të them se ajo ishte një energji njerëzore nukleare, forcë njerëzore nukleare - mori drejtimin e duhur dhe pati vetëm vetëm një të plagosur me snaiper; nuk pati asnjë thyerje; pra, ishte protesta më paqesore.” 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Sali turp20/02/2018 11:04

    Hiri i syve qe na hodhe qe prej 27 vitesh, mbaroi! Ajo energji nukleare, rinia studentore, ishte energji e trashegimise Komuniste sepse studentet ishin plejada e femijeve dhe intelektualeve komuniste ne ate periudhe! Cdo detaj ishte i mireorganizuar nga Ju Komunistet dhe dalja yte jo rastesisht eshte Deshmi e gjalle logjike! SI, TEK QYSH na dole Ti sekretar partie 25 vjet, eshte ABSURD te mendohet qe Ti nuk ishje i FUTUR; Ka 1001 fakte dhe arsye te cilat dihen por smundem te gjitha ti shtjelloj sepse stresohet Njeriu; Hakun ta marrte Ai qe e di ti vete, sepse na e shkaterruat jeten edhe me keq se Komunizmi, te pakten ate shpirterore qe na ndate na prindi, nga nena babai vellai motra dhe nga femijet tani ka filluar ne mase sepse jane ftohur dhe largohen perdite; e kupton Ti cfare na ke bere, pa dashur ta politizoj problemin?!.

    Shto koment

    Denonco