Thirrja e Ramës ‘president i përbashkët Shqipëri-Kosovë’ trondit mediat greke

Thirrja e Ramës ‘president i përbashkët Shqipëri-Kosovë’ trondit mediat greke

10:01, 20/02/2018
A+ Aa A-

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje deklaratës apo propozimit të papritur të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Pasi lajmi u raportua, mbi të kanë nisur komentet në media nga analistët, të cilët e kanë gjykuar se Rama po ëndërron Shqipërinë e madhe.

 Skai.gr, Protothema, Ant1 etj. kanë shkruar mbi deklaratën.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur mendimin se Shqipëria dhe Kosova përveç politikës së jashtme të përbashkët duhet të ketë të përbashkët edhe presidentin, shkruan Skai.gr.

“Një president si simbol i unitetit kombëtar”, ka qënë propozimi i Edi Ramës në seancën festime të parlamentit të Kosovës në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë.

Ai tha se për momentin është e pamundur të zbatohet kjo, megjithatë shtoi se “çdo ëndërr është e mundshme”.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco