Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rama synon ta bëjë Shqipërinë si Bangladeshi?!

Rama synon ta bëjë Shqipërinë si Bangladeshi?!

20:57, 19/02/2018
A+ Aa A-

Një lajm i çuditshëm por i vërtetë. Një lajm i dalë me porosi të Ramës nga goja e zëvendës ministrit të jashtëm të Shqipërisë, pas një vizite të tij në Bangladesh. Nuk është e qartë përse një vend anëtar i NATO dhe kandidat i BE, e sheh Bangladeshin si model “zhvillimi për Shqipërinë”?! Nuk kuptohet përse fondet e Ministrisë së Jashtme konsumohen për vizita të tillë në vend që të gjithë energjitë njerëzore e monetare të përqendrohen në objektivin kryesor, hapjen e negociatave me BE.

Bangladeshi është një vend më sipërfaqe rreth 5 herë më të madhe se Shqipëria dhe me një popullsi rreth 150 milion pra 50 herë më të madhe se Shqipëria. Me GDP nominale për person 1660 dollarë, ndërkohë që Shqipëria e ka GDP për person 4912 dollarë, pra 3 herë më të lartë se Bangladeshi. Siç shihet në aspektin ekonomik duket e çuditshme që Shqipëria të marrë shembull nga Bangladeshi?

Sipas të dhënave në 2015, rushfetet zinin 3,7 përqind të buxhetit të Bangladeshit; dhe sektori që zë vendin e parë ku duhet të paguash ryshfet të lartë është ai i administrimit të tokës, pra për lejet e ndërtimit.  Kurse në vend të dytë është arsimi, e me radhë policia, sistemi i ujit të pijshëm. Mos vallë ky është një mekanizëm nga i cili Rama kërkon të marrë shembull?

Po ashtu si Shqipëria edhe Bangladeshi në 1975 ka miratuar një Kushtetutë ku është formalizuar rregulli i “një partie të vetme socialiste” që drejtonte vendin. Por kryetari i shtetit monist është vrarë 8 muaj pasi ka miratuar këtë lloj kushtetute, gjendje që është pasuar nga një grusht shteti ushtarak. Dhe nga 1975 deri në 1977 Bangladeshi është drejtuar nga një Juntë ushtarake.

Më 1977 President zgjidhet Rahman, shefi i shtabit të ushtrisë i cili do të rivendoste pluralizmin. Por edhe Rahman do të vritet në 1981 dhe do të zëvendësohet nga Sattar i cili po ashtu do të largohet pas një grushti shteti… e kështu me radhë. I bëmë me dije publikut shqiptar të gjitha këto të dhëna për Bangladeshin për të “shprehur habinë” se çfarë do të mësojë Rama nga Bangladeshi ndërkohë që Shqipëria përgatitet të hapë negociatat me BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 20/02/2018 08:49

As Bangladeshi as Somalia nuk janë më keq se ne, përkundrazi!

Sonja19/02/2018 21:14

Po e lat ne dore te Rames, do behemi si somalija...

Shto koment

Denonco