Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Deputeti i PD: Rama-Tahiri rikthyen në polici 320 policët që u larguan me kërkesë të SHBA...

Deputeti i PD: Rama-Tahiri rikthyen në polici 320 policët që u larguan me kërkesë të SHBA...

19:05, 19/02/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se Policia e Shtetit është në gjendjen e saj më të errët. “Në vend të kriminelëve, kemi drejtues policie në kërkim”, tha Noka, i ftuar në studion e Faxnews.

Deputeti i PD-së, njëherëz nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë,  tha se për degradimin dhe kanabizimin e policisë, opozita bën përgjegjës vullnetin politik të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

“Askush nuk mund të thotë sot se 320 oficerë të policisë të liruar nga Ministria e Brendshme në vitin 2004 si pasojë e kërkesës së Ambasadës Amerikane, të futur rishtazi në vitet 2013-2014, nuk është pa vullnetin e Ramës dhe Tahirit”, tha Noka.

Sipas tij, në projektligjin e Vettingut të sotëm për policinë hidhet poshtë besueshmëira e policisë, ajo polici që u propagandua lart e poshtë nga Rama dhe Tahiri si ‘policia që duam’ apo ‘policia më e besueshme se institucionet fetare’ apo ‘koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar’.

“Vettingu duhet të fillojë nga lartë poshtë dhe në të duhet të kalojë i pari kryeministri”, shtoi Noka, duke shtuar se vendimet e gjykatës për largimet në polici në vitet 2013-2014, kanë përcaktuar se ato kanë qenë të jashtëligjshme.

Deputeti demokrat tha se nuk është aspak optimist për procesin e Vettingut në polici pasi ata që patën vullnetin politik për ta kriminalizuar janë ende në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco