Shpërthen akademiku: Pas ajrit, diellit dhe ujit, Veliaj na rrëmbeu edhe parkingjet...

Shpërthen akademiku: Pas ajrit, diellit dhe ujit, Veliaj na rrëmbeu edhe parkingjet...

18:47, 19/02/2018
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj , lidhur me situatën e parkimeve të automjeteve në kryeqytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga shkruan kanë marrë ajrin, diellin, ujin, tani kanë rrëmbyer edhe parkingjet.

Postimi i plotë i Artan Fuga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, shihni se çfarë arbitraritetesh bëjnë punonjësit tuaj, duke na penguar jetën normale dhe uzurpuar vendet e parkingut anash pallatit.

Mirë ajrin na e merrni!

Mirë diellin e shohim vetëm një orë në ditë.

Mirë malin dhe erërat që vinin nga detit e kemi harruar.

Mirë që hamë fruta dhe perime të tregtuara në tokë.

Mirë ndotjen e thithim me të gjitha qelizat.

Mirë ujë të pishëm nuk kemi në robinetat tona.

Por, edhe vendet për parking i keni rrëmbyer.

Denoncoj nëpunësit e Bashkisë për arbitraritet, veprime të paligjeshme, nëpërkëmbje të të drejtave qytetare me qëllim që të shtohet kërkesa për parkinge me lekë.

Kush është i interesuar për parkinget me lekë që gëlojnë në hapësirën urbane pa fatura, pa orodator, pa kushte ruajtje???

Merrni anën e qytetarëve, ne duam parkingjet tona.

Mos abuzoni me ne sepse banditë nuk jemi që t’i sharrojmë si komunitet, por as skllevër nuk jemi të durojmë cdo lloj arbitrariteti të çdo nëpunësi militant.

Durimi ynë ka një kufi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja19/02/2018 21:19

Shume normale, do vazhdojme td paguajm dhe kur te shkosh ne shtrat me gruan...

Goni19/02/2018 20:04

Profesori ka te drejte Brenda lagjes,poshte pallatit 100leke/ora Kjo eshte vjedhje dhe perbuzje Mediat qe duhet te pasqyrojne keto shqetesime qytetare bejne pazare me pushtetin Vetem reagimi i forte qytetar eshte zgjidhja

Shto koment

Denonco