Vasili në Syri.net: Ja si rrëzohet Edi Rama...

Vasili në Syri.net: Ja si rrëzohet Edi Rama...

18:39, 19/02/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, i ftuar në studion e Syri.net, tha se mënyra më e mirë për të rrëzuar Edi Ramën si Kryeministër është ajo që po bën opozita në mënyrë të përditshme, duke denoncuar skandalet dhe keqqeverisjen.

Vasili tha se sot shqiptarët janë në protestë për ato çështje që opozita i ka denoncuar më parë.

“Sot shqiptarët po protestojnë dhe opozita është në ballë. Nuk ka asnjë kulisë pallati për të rrëzuar Edi Ramën, përveç kësaj që po bën opozita në mënyrë të përditshme.

Ndërkohë që oligarkët kanë miliona pa paguar energjinë elektrike, qytetarët e thjeshtë përfundojnë në burgje. Rama sot kërcënon sërisht me burg qytetarët për faturat e ujit, nxjerr të tjerë që janë në kufijtë e mbijetesës nga skema e ndihmës ekonomike. Shqiptarët po protestojnë, janë aktorët, pedagogët, qytetarët e thjeshtë. I vetmuari në politikë është i destinuar të vdesë politikisht dhe ky i vetmuar është Edi Rama”, tha Vasili.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja19/02/2018 21:22

Jeni ne marveshje te plote me Ramen o Vasil. Te beshe llapa llapa, nuk rrezohet Rama.. mjer populli qe ju ka si Ramen dhe juve

Shto koment

Denonco