Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vasili në Syri.net: Prokuroria po bën goditje politike, pse nuk hetohet Gjiknuri i akuzuar nga KLSH...

Vasili në Syri.net: Prokuroria po bën goditje politike, pse nuk hetohet Gjiknuri i akuzuar nga KLSH...

18:32, 19/02/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha në studion e Syri.net se qeverisja e Edi Ramës do të mbahet mend për kanabizimin që i bëri vendit.

Madje Vasili tha se përveç milionave që u përdorën për të blerë zgjedhjet, sot mediat kanë paralajmëruar se milionat e kanabisit po ndikojnë edhe në tregun e imobilareve, duke i kthyer shtëpitë në mollë të ndaluar për shqiptarët.

Në lidhje me thirrjen në prokurori të Edmond Haxhinasto, Vasili tha se deputeti i LSI-së nuk është në akuzë apo në hetim.

Vasili tha se Prokuroria po bën goditje selektive. “Dashamir Xhika u arrestua pas një denoncimi të bërë nga auditi i brendshëm i ministrit Damian Gjiknuri.

Por z. Gjiknuri është akuzuar nga KLSH për 600 milionë euro, dhe sot nuk është as i arrestuar as i hetuar.  

Çfarë po ndodh sot? Po goditen kundërshtarët politikë, por kjo tregon se ky është fundi i atyre që marrin veprime të tilla. Të jeni të bindur për çdo goditje politike, përgjigjia e shqiptarëve do të jetë 10 herë më e fortë.

Goditjet politike nuk bëjnë asgjë tjetër, vetëm sesa shpejtojnë rënien e tyre”, tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco