Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Pas deklaratës së Bashës/ Patozi: Kush janë hajdutët e tjerë Lulzim...

Pas deklaratës së Bashës/ Patozi: Kush janë hajdutët e tjerë Lulzim...

17:31, 19/02/2018
A+ Aa A-

Astrit Patozi, deputet i PD-së, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit kombëtar. Basha tha se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për një hajdut më shumë, por për tregun e përbashkët.

Por përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi e pyet Bashën se kush janë hajdutët e tjerë?

“Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.

Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.

Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për "klasën politike" shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.

Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. i cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik”, shkruan Patozi në rrjetin social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

STILL19/02/2018 20:15

DEdektivi PATOZI na paska zbuluar hajdutet qe ja thote BASHA, por i pret ato me pyetjen ne drejtim te BASHES se kush jane ,, dhe a ka te tjere.> Ku idjeg PATOZIT, kjo shprehje, nga qe i ka perkrahur vete deri dje, a po me qe eshte opozitar i opozites te marre ndonji THELE nga RAMA, me qe po ben shume sherbimkohet e fundit. Nje gje duhet te dije ky z PATOZ, se mbasi u mbolle ne PDne e s;na cele dege e prodhim, tani qe je thare vetem si klecke e djegur , per te vene ndonji zjarr mund te sherbesh. Mos mba shprese ne shprehjet e sulmet e tua. ti e grupi tuaj jeni si miza ne folene e marimanges.

Ai19/02/2018 19:46

Ore Tapoz ti je ne opozit me opoziten apo me vete mendon se keshtu do te arrish te behesh drejtuesi PD,O Pa...nuk behesh asgje keshtu duke kritikuar cdo dite opoziten ,por ti as kur ke qene deputet nuk ke shkruar kaq shume o mize qe rri te bytha kalit dhe kujton se keshtu behesh i rendesishem,hajde kandidat per udheheqes hajde ...

Ai19/02/2018 19:44

Ore Tapoz ti je ne opozit me opoziten apo me vete mendon se keshtu do te arrish te behesh drejtuesi PD,O Pa...nuk behesh asgje keshtu duke kritikuar cdo dite opoziten ,[por ti as kur ke qene deputet nuk ke shkruar kaq shume o mize qe rri t3e bytha kalit dhe kujton se keshtu behesh i rendesishem,hajde kandidat per udheheqes hajde ...

Tirana19/02/2018 19:37

Sa here qe i ben opoziten Lul Bashes , aq me e pa vlere behet figura e ish deputetit te PD .

Luli19/02/2018 17:49

Kjo e ketij kavajsi po qe qenka arsyetim

Shto koment

Denonco