Debati për Teatrin/Kumbaro tallet me Kuvendin, ja kë çon në Komision...

Debati për Teatrin/Kumbaro tallet me Kuvendin, ja kë çon në Komision...

16:38, 19/02/2018
A+ Aa A-

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ka shpërfillur për të dytën herë rradhazi Kuvendin, duke mos u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin e Edukimit dhe Informimit Publik.

Kumbaro u thirr në Komision nga deputetë të opozitës, pasi debatit të nisur në lidhje me Teatrin Kombëtar dhe kundërshtive të rreth 200 artistëve për t’u zhvendosur drejt godinës “Turbina”. Por brenda 1 jave, Kumbaro ka shmangur përballjen me Komisionin, ndërsa ka çuar stafin teknik të Ministrisë së Kulturës.

Kështu përballë deputetëve janë paraqitur, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Këshilltari për Legjislacionin dhe Drejtorja e Kabinetit.

Duket se ministrja e Kulturës ka zgjedhur rrugën e talljes me Parlamentin në vend të asaj të përballjes apo dhënies së shpjegimeve lidhur me shqetësimet e ngritura nga artistët dhe aktorët, mbi atë se çfarë do të bëhet me Teatrin Kombëtar.

Në kushte të tilla, deputetja Albana Vokshi ka sqaruar se ministrja kishte rënë dakort për t’u paraqitur në seancë dëgjimore, por siç duket më pas nuk u lejua nga Kryeministri.

“E ftuam ministren të premten në datën 15. Ministrja na informoi qe e kishte të pamundur dhe vendosëm që ta thërrisnim të hënën. Ministrja ra dakord që do të ishte e pranishme dhe do të informonte komisionin. Siç duket u urdhërua nga kryeministri dhe nuk u lejua që të vinte pranë këtij komisioni”, u shpreh Vokshi, e cila kryeson komisionin parlamentar për Edukimin.

Luçiano Boçi, një tjetër deputet i PD-së, tha se ne kërkojmë në mënyrë të domosdoshme që të jetë e pranishme në seancë dëgjimore ministrja e Kulturës.

“Sekretari i Përgjithshëm nuk është personi për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve dhe pyetjeve që kemi ne. Sekretari i Përgjithshëm nuk është status politik, është status administrativ”, tha Luciano Boçi.

Por një tjetër moment i mbledhjes së Komisionit, ishte ai kur deputetët e PS-së vendosën të braktisin mbledhjen, gjë që ndodh për herë të parë që ligjvënësit e mazhorancës të largohen.

 “Unë mendoj qe grupi i PS duhet te largohet nga komisioni”, tha Milva Ikonomi, deputete e PS-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/02/2018 17:44

Me sa duket komisonet parlamentare,deputetet shqiptare i kan kthyer ne teatro,perderisa ministrat nuk denjojne te vine,ne cdo vend tjeter perendimor,mosparaqitja e ministrit ne komision kur e kerkon ai,nuk do kalonte pa pasoja personale per ministrin.

Yp xhixhi19/02/2018 17:32

Ju a dhjeu parlamentin

Shto koment

Denonco