Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Basha: Rama po përdor metoda spastrimi ndaj shqiptarëve, mijëra familje jashtë skemës së ndihmës ekonomike...

Basha: Rama po përdor metoda spastrimi ndaj shqiptarëve, mijëra familje jashtë skemës së ndihmës ekonomike...

16:31, 19/02/2018
A+ Aa A-

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, e akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po përdor metodat e spastrimit kundër qytetarëve shqiptarë.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Basha tha se qindra mijëra familje shqiptare po nxirren nga skema e ndihmës ekonomike duke i lënë pa ushqimin e përditshëm, pa para për të paguar ilaçet apo për t’u ngrohur.

“Heqja nga skema e ndihmës ekonomike është një dramë njerëzore, jemi vendi i vetëm në Europë që ka futur në karantinë urie një përqindje të madhe të qytetarëve, që sot nuk kanë ushqimin e përditshëm, paratë për t’u ngrohur, për të paguar ilaçet.

Edi Rama po përdor metoda spastrimi kundër qytetarëve të vet.

Po mundohemi të evidentojmë përmasat në këtij holokausti të Edi Ramës, pasi nuk ka gjë më urgjente,sepse  jetë njerëzorejanë  në rrezik. Rama i ka dhënë vetëm një zgjidhje këtyre familjeve: ose të largohen, ose të shuhen. Janë jetë njerëzish në rrezik.

Prej dy javësh, ministrja Ogerta Manastirliu mban të fshehur informacionin, duhet të çohet për ndjekje penale, nuk po tregon kriteret që po përdoren për të hequr nga ndihma ekonomike shqiptarët.

Debat për mocion me Ramën dhe marionetën e tij, Manastirliu, është një skenar nazist, një dramë që po shpaloset orë për orë ditë për ditë.

Do të tregojmë përgjegjësitë e Ramës dhe të tjerëve, do t’i kërkojmë përgjegjësi ligjore, pse jo dhe penale. Tekat  sadiste të një qeverie, po përjetohen nga shqiptarët”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sonja19/02/2018 22:49

Luli, ti po vazhdon marveshjen...

ditmir19/02/2018 16:38

Kur do ta besh mitingun e radhes ?

Shto koment

Denonco