Deklarata e Ramës, Vasili sulmon zyrën e BE në Tiranë: Hesht e bën piknik, kur duhet të flasë

Deklarata e Ramës, Vasili sulmon zyrën e BE në Tiranë: Hesht e bën piknik, kur duhet të flasë

15:34, 19/02/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sërish sot zyrën e BE-së në Tiranë.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Vasili thotë se me Edi Ramën askush nuk duhet të merret pasi është humbje kohe.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Shqipëria digjet kryeministri krihet.

Shqipëria është mbërthyer në darën e papunësisë, varfërisë dhe pasigurisë publike të rëndë ku çdo ditë ndodhin vrasje e grabitje.

Kryeministri këput njërën idiotësi pas tjetrës, që publiku të heqë vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare.

BE në Bruksel reagoi për idiotësinë e kryeministrit për "presidentin kooperativist të shumë shteteve", ndonëse në fakt është kohë e humbur të merresh me të.

Çudia e madhe kjo BE në Tirane.

Ndërsa flet edhe në mes të natës për punë që nuk i përkasin fare, hesht e bën piknik kur duhet të flasë.

Shyqyr që është Brukseli të paktën ... se këta të BE në Tiranë janë më të rëndësishëm dhe nuk kanë kohë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco