Patozi: Mos e mallkoni kot 18 Shkurtin!

Patozi: Mos e mallkoni kot 18 Shkurtin!

21:10, 18/02/2018
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, ka kujtuar sot 1vjetorin e ngritjes së ‘Çadrës së Lirisë’ në Bulevardin Dëshmorët e Kombit,ku u mblodhën shqiptarët për 3muaj me radhë për të protestuar kundër qeverisë,krimit dhe drogës.

Me anë të një statusi në Facebook, Patozi shkruan se nuk duhet mallkuar18 shkurti e cila është dita ngritjes dhe qëndresës së shqiptarëve,por dita kur kjo ‘Çadër e Lirisë’ u mbyll.

Ja çfarë shkruan Patozi:

MOS E MALLKONI KOT 18 SHKURTIN!

Ka shumë njerëz që e kujtojnë sot Republikën e Re të Lulzim Bashës njësoj si një të vdekur, që ka ikur fiks një vit më parë. Dhe i veshin çadrës së 18 shkurtit të gjitha të zezat dhe hallet, që i janë shtuar Partisë Demokratike në këto vitet e fundit.

Çfarëdo që të thonë ata sot janë të paqortueshëm, pasi koha në një farë mënyre u ka dhënë të drejtë. Ndaj u falet edhe ndonjë ekzagjerim apo pasaktësi.

Unë për vete do ta kurseja sot përkujtimoren, sepse do të pres me durim 18 majin për të "festuar", siç i takon asaj dite të madhe.

Natyrisht, nuk e bëj se më dhimbset Lulzim Basha dhe as ndonjë dashnor i vonuar, që mund të ëndërrojë ende Republikën e tij të Re.

Por sepse, pavarësisht faktit që u shpërdorua nga kryetari i Partisë Demokratike, ajo protestë e madhe demokratësh u bë për një kauzë të drejtë, e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Sepse problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si "dhpërblim" humbjen katastrofike te Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha varrosjen e perspektivës politike të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo19/02/2018 11:27

Jam plotesisht dakort me ju Z.t. Bashen po e sulmojne egersisht nga te gjitha anet! As nuk marr mundimin te flas per Patozin, qellimet e te cilit jane mese te qarta se perse sulmon Z. Basha. Me e mira eshte qe ta injorojme, ashtu si ben Basha! Perse? Sepse nuk ia vlen te merresh me nje zvarranik si Patozi, qe vecse vrer di te vjelle. Por demin nderkaq e ka shkaktuar. Injorantet( prej te cileve ky vend ka me shumice) tani therrasin ne kor se Basha i tradhetoi ne 18 Maj, ashtu sic edhe ulerasin kunder Z. Berisha se na beri gjemen me 97’, vravi njerezit ne Gerdec, vravi popullin ( huliganet u sulen me c’ munden kunder institucioneve te shtetit) me 21Janar, ia fali detin Greqise, etj, etj. Kjo fara e komunisteve eshte kaq e keqe, sa kurre nuk do zhduket! Patozi me shoke po iu bejne sherbimin me te madh!

KIRANI19/02/2018 00:44

Sa i ngazelluar Z PATOZ,,,po c;far do te kujtosh ti , ti je nga ata qe as u pe e as qe uduke ne cader. Atje metevertete ishin demokratet e sinqerte e te vuajtur, si ne kohen kur ti na shndrite si deputet, qe na qaje hallet, e s;na bere gje prej gjeje, e sotpo na kujto cadren qe nese nuk je shume i qarte, apo e ben per ate luften tende ambicioze, po e trego vehten, karrierist, intrigant, e aqe me teper s; medukesh as me mendime opozitari, por sulmues i opozites. Per mbylljen e cadres, duhet te dishe sulmet, kompllotet qe iu benePDse nga diplomatee te derguar nga europa e amerika, me presione cuditerore, te cilat nuk i kemi degjuar as pershtetet diktatoriale. Si erdhi koha do e vertetoi, por ju zPATOZ,, keni shume koheqe sulmoniL. BASHEn, e nepermjet tij edhe PDne bashke me disa zogj pulash qe asnjehere nuk kenduan si gjela.Duke mbrojtur kete pushtet te mallkuar qe ka pushtuar SHQIPERINE, mos kujto se duke sulmuar PDne do jeshe shpikesi i gjetjeve te vertetane politike.Kujdes nga e kaluara, por shih te ardhemen.

T18/02/2018 22:41

Ajo cader pati efektin e vet sepse i dha frymarje shqiperise sepse shqiperia ishte si nje burg I madh ku te gjithe kishin frike nga dhuna e gjitheanshme e qeverise me ne krye Sajmir Tahiri I cili ishte bere tmerr per shqiptaret I cili ne bashkepunim me kryeminstrin arrestonin ke u tekte qefi dhe nuk I jepnin kerkujt llogari.Nga ajo cader E cila kishte liri brenda dhe e shperdante ne te gjithe Shqiperine ate liri e cila cante gjithe erresiren qe kishte pllakosur shqiperine dhe u jepte kurajo gjithe shqiptareve.Lideri BASHA per te cilen e kritikojne me pa te drejte dhe pa dije ,koha do ta vertetoje se cfare vlere te madhe pati cadra ,beri te pamunderen duke demaskuar per dite gjithe mashtrimet e kesaj qeverie per 90 dite si brenda Shqiperise ashtu edhe jashte Shqiperise e cila u be ceshtje dite kudo si ne vende ashtu edhe ne kancelarite evropiane dhe boterore ku dolen ne drite te gjitha problemet e kesaj qeverie dhe te ishte ngrite e gjithe populli ajo qeveri ishte rrezuar,ku per te RUAJTUR pushtetin Edi Rama largoi Tahirin dhe shume ministra .PRA cadra e beri efektin e pare pa te cilen tahiri do te ishte sot e kesaj dite ,duke e lavderuar edi rama si ministri me i sukseshem.Te gjithe evropianet te cilet e perkrahnin edi ramen dhe i kerkonin te futej ne zgjedhje ,ku futjen ne zgjedhje ia kerkonin edhe anetaret e kryesise se PD si Jozefina Topalli,Bregu ,Patozi, Selami dhe shume anetare te tjere me peshe por Lulzim BASHA nuk pranonte ,sepse e dinte se edi rama nuk do te behet zgjedhje te lira dhe te ndershme per shkak te zullumeve qe kishte bere dhe e priste burgu .Erdhi nensekretari Amerikan I cili ishte I administrates se Obames dhe ndikimi sorrosit tek kjo administrate dhe takoi Edi Ramen dhe Lulzim Bashes ku EDI Rames I kerkoi te ndryshoje ca ministri dhe ti jap ato opozites por kryeminister te mbetej EDI Rama dhe opozita te hynte me keto kushte dhe u dha afat 48 ore .CFARE te bente Lulzim BASHA per ju qe e kundershtoni se pranoi mareveshjen,te dilte kunder gjysmes se PD e cila I thoshte se do te kthehemi ne ojq, kunder europes, kunder Amerikaneve pra i bie qe te dalesh kunder te gjitheve se popullin e kishte terrorizuar dhe asfiksuar per 4 vite dhe zgjedhjet do te njiheshin edhe pa opoziten.Si mendoni ju qe kundershtoni mareveshjen si do te vepronit ,Mendohuni ,thellohuni dhe ne fund jepni mendimin tuaj.Te jesh kryetar opozite ne kete kohe i cili I di punet dhe problemet me mire se ato qe flasin ne pozicione te tjera nuk eshte e lehte se ka pergjegjesine e nje populli dhe mundohet te beje me te miren me kete popull I cili pergjegjesine me te madhe e ka vete per mos reagim pavaresisht se e ka dhunuar ne te gjitha menyrat ,por nje popull me dinjitet dhe qe kupton te miren nga e keqja kur nuk duhet te nenshtrohet ,se kjo eshte nje tmerr pa fund.Kjo mareveshje pati edhe nje te mire se ndahu LSI nga PS se ndryshe do te ishin bashke sot e kesaj dite pra qenka edhe nje gje tjeter e mire.PRA kjo eshte mareveshja e shume diskutueshme e 18 majit.NQS nuk do ta kuptoni edhe mbasi doli e verteta dihej se nuk eshte mareveshja problemi ,por etja per pushtet te cilen nuk do ta arrini kurre.

I deleguari18/02/2018 22:38

Qe kavallit,kavallit po I bije o udheheqes I perjetshem I demokracise Astrit Patozi. Edhe qe je ne hall e po vuan per Shqioerine,edhe kjo duket,se dhe vrima e fundit e kavallit po e" shejon",por te pakten sot te flisje per Kosoven e per diten e Saj te shenjte,o shqiptar I politikes se madhe!

Shto koment

Denonco