President i përbashkët/ Paloka-Ramës: Klouni bëri sërish deklaratën bombastike, por ...

President i përbashkët/ Paloka-Ramës: Klouni bëri sërish deklaratën bombastike, por ...

18:51, 18/02/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka e ka cilësuar lajthitjen e radhës, propozimin e bërë sot nga kryeministri Edi Rama, që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president të përbashkët.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka ka shkruar se Rama bën deklarata bombastike pa asnjë vlerë praktike e që madje sipas tij mund të dëmtojnë interesat e shqiptareve kudo që jetojnë.

Ja çfarë shkruan Paloka:

Kllouni! Pasi ul te mbathurat ne cdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptareve, del e ben deklarata bombastike pa asnjë vlere praktike e qe madje mund te dëmtojnë interesat e shqiptareve kudo qe jetojnë.

Te gjithë e mbajnë mend se si me deklarata boshe nacionaliste i coi marrëdhëniet me Greqine ne krize e ne mënyrë krejt te panevojshme. Por ne momentin e pare qe ju desh te veproje e jo te flase uli te mbathurat si per varrezat e ushtareve, per detin dhe per Camerine.

Te njejten gje ben me Kosoven. Bente shoë me mbledhje te perbashketa qeverie, pa asnje vlere praktike e reale, po ndërkohë puthej e lepihej me Vucic. Deklaronte gjoja “me guxim” ne Serbi se Kosova eshte e pavarur , (a thua se po mos e deklaronte ky, Kosova do humbte pavarsine ) po nderkohe nga dashuria Rama-Vucic perfitonte Serbia qe hapte negociatat .

Sot ben nje deklarate tjeter bombastike per “President te perbashket me Kosoven “. Te shohim ku do ti uli mbathjet kete here ne dem te shqiptareve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deshpeeruar kur lexoj kesi maskaralliqesh18/02/2018 19:22

... qe je ne merak se kujt do ja uli te mbathurat kesaj here, ti Palloka, them se do ja uli sateme, tetshoqe apo nese ke ndonji goce te rritur! .. e ty do ti uli I vrenozi!

Shto koment

Denonco