FOTO-DOKUMENTI/ Deputeti i PD: Ja provat që Rama do të prishë teatrin, shihni krimin e bërë në 1999

FOTO-DOKUMENTI/ Deputeti i PD: Ja provat që Rama do të prishë teatrin, shihni krimin e bërë në 1999

17:41, 18/02/2018
A+ Aa A-

Deputeti Demokrat,Luçiano Boçi, ka publikuar sot fotot dhe dokumentat që tregojnë se kryeministri Edi Rama, gjatë kohës që ka qenë ministër Kulure ka bërë një falsifikim për sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, duke e lëshuar me qira në vitin 1999.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat thotë se Rama po kërkon ndërtimin e një kulle në vend të Teatrit Kombëtar, me qëllim fshehjen e “provave të veprës kriminale që ka bërë”.

“Rama nuk mund ta linte këtë rast të artë. Falsifikoi dhe mori cfarë deshte. Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike.

Këtë e bëri sepse sipas ligjit, kur sipërfaqa e një objekti kalonte 500 m2, autoriteti që firmoste sipas parimit socialist 1 dollar 1 m2, ishte Ministria e Ekonomisë jo e Kulturës”, shkrua deputeti Boçi.

POSTIMI I PLOTE

A PO FSHIN RAMA ME TEATRIN GJURMËT E KRIMIT TË VET?

Debati për Teatrin, duket se po shkon drejt një zgjidhje aspak të mirëpranuar nga artistët e opinioni publik.

Teatri Kombëtar me gjasa do të prishet dhe në vend të tij do ngrihet një godinë teatër. Pavarësisht nga katet ajo do jetë tip kulle, përderisa ndërtohet me PPP.

Godina ekzistuese është pjesë e historisë dhe rrafshimi i saj zhduk një memorie të domosdoshme.

Ndërkohë, restaurimi dhe shpallja monument kuture dhe ndërtimi i një teatri në një vend tjetër do ishte zgjidhja që kënaq palët.

Por presioni i klientelës me një histori me kulla që nis në 1999 me Ramën Ministër Kulture, vazhdon me 2002 me Ramën Kryetar Bashkie (teatri do merrte 25% nga kulla) është rikthyer tani 2018 me Ramën Kryeministër.

Jo vetëm kaq!

Ka dhe një detaj.

Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike.

Këtë e bëri sepse sipas ligjit, kur sipërfaqa e një objekti kalonte 500 m2, autoriteti që firmoste sipas parimit socialist 1 dollar 1 m2, ishte Ministria e Ekonomisë jo e Kulturës.

Rama nuk mund ta linte këtë rast të artë. Falsifikoi dhe mori cfarë deshte.

Media e kohës që atehëre nuk ishte bë kazan për Ramën, pak vite më pas (2002), e denoncoi fort aferën (foto).

Në foto njëkohësisht jepet qartë dhe kontrata e Ramës e nxjerrë në rrjete nga K. Çipi (1999) dhe sipërfaqa reale e dhënë me qera e matur dhe e firmosur në 1995 nga inxhinierët.

Kjo duket qartë një arsye më shumë që Rama po insiston të rrafshojë Teatrin Kombëtar.

Kështu ai po kërkon, krahas të tjerave, të fshijë provat e veprës penale të kryer.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco