VIDEO/ Veseli zgjedh Ramën kryeministër të Kosovës, Rama-Thaçin President të Shqipërisë

VIDEO/ Veseli zgjedh Ramën kryeministër të Kosovës, Rama-Thaçin President të Shqipërisë

14:03, 18/02/2018
A+ Aa A-

Sjellja qesharake e Ramës me drejtuesit e PDK-se ka vazhduar edhe sot ne ceremonitë dhe fjalimet zyrtare. Edi Rama që kohë më parë zgjodhi ta trajtojë PS si parti e luftës në Kosovë duket se ka vendosur ti rezervojë edhe socialistëve shqiptarë fatin e partive të luftës në Kosove.

Tkurrjen deri në shkrirje. Ndoshta ky do të ishte i vetmi akt patriotik e djalit të lindur ne “Bllokun” anti-kombëtar të Enver Hoxhës.

Gjatë ceremonisë së sotme në Kuvendin e Kosovës, kreu Kadri Veseli është “ngatërruar” duke e thirrur Edi Ramën si kryeministër të Kosovës, ndërsa Rama si “patriot” ka propozuar një President të përbashkët.

Sigurisht i penduar që zgjodhi Metën në 2017. E me siguri duke pretenduar dominancë mbi Thaçin, ka menduar t’ia bëjë dhuratë vendin e Metës.

Por çfarë tha Edi Rama në Kuvendin e Kosovës:

“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e  nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco