Tsipras: Marrëveshja e detit u krye. Reagon ish-ministri: Ja çfarë duhet të bëjë Presidenti i Shqipërisë

Tsipras: Marrëveshja e detit u krye. Reagon ish-ministri: Ja çfarë duhet të bëjë Presidenti i Shqipërisë

12:44, 18/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka deklaruar ditët e fundit në qarqe diplomatike se ‘marrëveshja e detit me Shqipërinë është përfunduar’.

Por ndërsa kryeministri grek e ka të përfunduar  këtë çështje, në Shqipëri ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vetëm pak ditë më parë ka kërkuar plotfuqinë nga presidenti i vendit, Ilir Meta, për të negociuar.

Por nga deklarata e kryeministrit grek, siç duket nuk ka çfarë të negociohet më, pasi Edi Rama në mënyrë të fshehtë e paska arritë marrëveshjen e tij.

Secila është kjo nuk dihet, pasi Rama i ka mbajtur sekrete bisedimet. Për këtë çështje ka reaguar sot edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulli Manjani. Ai kërkon që Presidenti Ilir Meta të mos bëhet pjesë e kësaj ‘poshtërsie shtetërore’

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani:

Sipas qeverisë Greke marrëveshja e detit paska mbaruar.

Ne nuk dimë asgjë!

Po pse kërkon plotfuqishmëri qeveria tek Presidenti?! Ajo paska mbaruar punë!!!

Ka mbaruar një punë, një dreq e di se si! Ka mbaruar punë në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vetë e kërkoi kur ishte në opozitë!

Gjykata Kushtetuese mandaton Presidentin e Republikës të drejtojë negociatat dhe jo Ministrin e Jashtëm! As Kryeministrin!

Duhet të kishin marrë një mandat nga Presidenti që të negocionin! Kështu thotë Gjykata Kushtetuese. Por nuk e kanë bërë!!!

Presidenti i Republikës është vënë në dijeni vetëm para pak ditësh, fare thatë me një letër që nuk thotë asgjë! Nuk propozon as emrat e negociatorëve madje!!!

Që këta nuk pyesin për Kushtetutë e ligje, kjo u pa! Por pse bëjnë teatër kot!

Ta zbardhin atë marrëveshje, ta kalojnë në qeverinë dhe kuvendin e tyre mono-partiak, siç kalojnë koncensionet dhe kaq!

Në këto kushte, Presidenti i Republikës nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj poshtërsie shtetërore!

Le të thotë çfarë të dojë propaganda e fëlliqur e qeverisë moniste!

Këto janë marrëveshje që duhen denoncuar dhe jo miratuar e ratifikuar!

Mirë është ta dinë edhe Grekët se deri më tani kanë biseduar me autoritetet të pa mandatuara! Kanë biseduar me zyrtarë që kanë shkelur Kushtetutën e vendit të tyre!

Ndaj ai produkt e ka vlerën ligjore 0!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tu 18/02/2018 20:02

Shqiperia eshte e shqiptareve dhe nuk kane asnje te drejte te flasin per pasurine e popullit sepse su takon atyre te negocojne per territore qe shqiptaret I kane fituar me gjak njehere e pergjithmone dhe se kane tagrin askush te negocoje te pa negocueshmen se nuk jane votuar per ate qellim se pasuria eshte e shenjte dhe nuk luhet me nje popull te tere se nuk ka fituar askush me popullin dhe kjo eshte e sigurte.

gramoz18/02/2018 17:08

Edi droga po te doje te shesi ate te semes se Shqiperia ka zot.

Kromwell18/02/2018 13:41

Na duhet një Oliver Kromwell, që i pret kokën mbretit për tradhëti të lartë ndaj atdheut. Erdhi dita jote Ilir. Luaje lojën, o sot o kurrë. Bëqirat nuk kanë as familje e as Atdhe, nuk kanë problem ti shesin për interes personal, sepse i kanë fallco, i kanë vetëm për imazh.

t18/02/2018 13:22

pike e zeze deri ne cfare shkalle ka degraduar ky shtet.jo pjese deti e toke ,por edhe gjithe shqierine ka oer ta shitur kjo skote e ndyre vetem te mbaje pushtetin. humben parate ne piramida dhe u ngriten te tere ne kembe kunder pushtetit. kurse tani shiten pjese te shqiperise dhe cohen vetem nje grusht njerezish.nacionalizem legenash,qe dalin e ulerasin vetem neper stadiume

Shto koment

Denonco