Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Marrëveshja e detit u mbyll’, kryeministri grek jep lajmin e negociatave të përfunduara, po Shqipëria?

‘Marrëveshja e detit u mbyll’, kryeministri grek jep lajmin e negociatave të përfunduara, po Shqipëria?

09:29, 18/02/2018
A+ Aa A-

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke kanë konfirmuar për TCH se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, kryeministri grek ka dhënë dakordësinë dhe fuqinë ekzekutive për ministrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar.

Tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Lidhur me këtë, pala jonë ka bërë kujdes, me qëllim zbatimin e përpiktë të së drejtës ndërkombëtare, duke bërë kujdes që të mos “mërzisë” edhe aleatin e madh të Shqipërisë, Turqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/02/2018 10:01

Marrëveshje për të kënaqur Greqinë, të mos mërzitet Turqia, por ta marrë të gjithë në bythë Shqipëria, bashkë me Çamërinë dhe detin. U qamë nga Saliu dhe shkyan nga shiu në breshër me EDramën. E keqja më e madhe që ky nuk shkulet më, deri në vdekje bashkë me Shqipërinë.

Shto koment

Denonco