A do të ndërtohet një kullë në vendin ku është Teatri Kombëtar? Ja përgjigjia e Ramës...

A do të ndërtohet një kullë në vendin ku është Teatri Kombëtar? Ja përgjigjia e Ramës...

23:01, 14/02/2018
A+ Aa A-

Nuk ekziston një projekt për të ndërtuar një kullë në ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se do të ketë një Teatër të ri Kombëtar.

Ai tha se në pamundësi për të realizuar një teatër të ri, pasi kushton shumë shtrenjtë, mund të ketë një plan të tillë, por nuk është ky rasti.

Duke u kthyer pas në kohë, Rama pohoi në Opinion se kjo është një histori e 20 viteve më parë dhe në atë kohë kishte shumë protagonistë dhe pjesë e këtij makthi, ndërsa sot janë shfaqur të tjerë me këtë makth.

Kryeministri sqaroi se puna nuk qendron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur.

 “Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shëmbet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godiën për Teatër Kombëtar i këtij vendi. Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar”,  tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber15/02/2018 00:00

Mendoj se del qarte qe kerkon te ndertoje nje kulle. Vini re si thote Rama "në pamundësi për të realizuar një teatër të ri, pasi kushton shumë shtrenjtë, mund të ketë një plan të tillë (dmth per kulle). Problemi me i madh me gjithe keto "kulla biznesi" ne nje kohe qe ska biznese do jete se do ngelen shkrete deri sa te rrenohen, e Tirana do kthehet ne nje pirg rrenojash.

Shto koment

Denonco