Reformimi i Akademisë së Shkencave/Ish-ministri i Arsimit të Ramiz Alisë kryeson grupin e punës...

Reformimi i Akademisë së Shkencave/Ish-ministri i Arsimit të Ramiz Alisë kryeson grupin e punës...

19:27, 14/02/2018
A+ Aa A-

Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së, ish-ministër i Arsimit në qeverinë e fundit komuniste, do të kryesojë grupin e punës të propozuar nga Ministria e Arsimit për reformimin e Akademisë së Shkencave.

Gjinushi mësohet se ka drejtuar mbledhjen e zhvilluar sot me qëllim reformimin e kësaj akademie.

Vetëm pak kohë më parë Akademia e shkencave organizoi zgjedhjet për drejtuesit e rinj të saj, por zgjedhjet u kontestuan nga qeveria që vendosi edhe për ndërprerjen e financimeve mbi këtë institucion.

 “Sot, në Akademinë e Shkencave u zhvillua një mbledhje e zgjeruar. Morën pjesë përfaqësues të instituteve e qendrave të kërkimit shkencor në universitete e më gjerë dhe Grupit të Punës për hartimin e projektligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, grup i ngritur me urdhër të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 29, datë 16 janar 2018”, ishte njoftimi zyrtar i Akademisë së Shkencave.

Skënder Gjinushi prej 8 vitesh ndodhet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa pas zgjedhjeve të 1997, ai ka mbajtur postin e Kryeparlamentarit deri në 2001-in. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz15/02/2018 17:38

Fytyra me e urryer, nje qelbesir dhe funderrin komuniste, ky eshte skender plehrushi.

cak-cak-cak15/02/2018 08:38

Ministri i arsimit e kulturës në kohën e diktaturës komuniste, kishte njëkohësisht edhe funksionin e ministrit të propogandës, sic e kishte Goebelsi në Gjermaninë naziste. Është njëlloj sikur të ngjallte Gjermania Goebelsin e t'ja ngarkonte atij, drejtimin e Akadenise gjermane të shkencave.

Zonjusha Fu Fu14/02/2018 23:31

Shoqja Nexhmije ca dite me pare kishte ditelindjen.Mu duk fare mire nga shendeti, keshtu qe lus kryeministrin Edvin, ne se ka mundesi ta emroje shoqen Nexhmije si bashkekryetare te grupit te punes per reformimin e Akademise se shkencave. Sh. nexhmije per me tepr ka wqene edhe drejtoreshe e Institutit te studimeve M-L keshtu qe ka edhe eprvoje te pasur shkencore. Shikoni mundesine qe shoku PiloPeristeri, qe nuk ka vdekur akoma te merohet ne/kryetar i Lali Erit ne Bashkine e Tiranes!!!!!!!!!!

Aldrin14/02/2018 21:39

Po prape doli ne skene ky rq i partise se punes.

Shto koment

Denonco