Shpërthen pedagogu Mark Marku: Po kriminalizohet Universiteti, Rama të mos bëjë aleancë me...

Shpërthen pedagogu Mark Marku: Po kriminalizohet Universiteti, Rama të mos bëjë aleancë me...

18:11, 14/02/2018

Po ndodh kriminalizimi i Universiteteve njëlloj si në Parlament. Paralajmërimi është bërë nga profesor Mark Marku, ish-deputet, i cili gjithashtu është shprehur se ligji për Arsimin e Lartë është i pazbatueshëm. i ftuar në studion e Neës 24, ku ka komentuar mbi takimin e Kryeministrit Edi Rama me senatin e Universitetit të Tiranës, Marku i drejtoi një apel qeverisë që të mos bëjë aleancë me krimin.

“Pse është kërkuar bllokimi në universitet? Ministria ka përfaqësues në bord dhe një pjesë e bordit bashkëpunon me ministrisë dhe kanë bërë shumicë bllokuese për Universitetin.

 Duhet të verifikohen veprimet e financimit të universiteteve publike. Në universitet po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament. Ne nuk i themi qeverisë të futet në luftë me Universitetin, por i themi që të mos bëjë aleancë me krimin.

Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreth 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për mënyrën e akreditimit të Universiteteve publike dhe po shkatërron këto universitete.

Qeveria ka përgjegjësi, pasi ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë dhe ai ligj krijon problem për Universitetin”, tha Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

senatore14/02/2018 20:42

Mark a mund te terhiqeni Ju dhe Gjekmarkaj nga drejtimi i ketij grupi? Ju jeni person politik, pavaresisht se nuk jeni me deputet. UT do shkoj per lesh sepse keshtu duan hartuesit e atij ligji: Z. Artan Hoxha_Dekani i Drejtesise dhe Z. Ervin Demo-zv.Minister. A i dergoi ish Rektori ne grupin e punes apo i zgjodhi z.Rama si antare te grupit. Si ka mundesi qe ne krye te bordit zgjidhet ish zv. Ministria e Ekonomise (kandidate per deputete e LSI)? Dhe zv. ne kete post ish zv.Rektorin e UT, i cili shkoj zv. Minister i PS. A humbi UT per te vendosur ne keto pozicione prof me emer dhe reputaciuon, qe per hir te se vertetes nuk i mungojne. Por ky grup po mbytet nga servilet e ishave

Toni ben14/02/2018 19:11

Rektor te universiteteve do behen Emiliano Shullazi ne Tirane dhe Lul Berisha ne Durres, Moisi Habilaj ne Vlore, dhendrri i Seidinit ne Elbasan, Rragami ne Korce.....o popull injorant qe nuk ngrihesh e te shporresh kete klike

Shto koment