Sanksionet ndaj Venezuelës, ja çfarë kërkon BE nga qeveria Rama...

Sanksionet ndaj Venezuelës, ja çfarë kërkon BE nga qeveria Rama...

17:05, 14/02/2018
A+ Aa A-

Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, tre vendeve që aspirojnë integrimin në BE, që të mbështesin zgjatjen e sanksioneve të vendosura nga Venezuela.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogherini, kërkon nga qeveritë e këtyre vendeve që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim të këshillit.”

Sanksionet ndaj Venezuelës u ndërmorën pasi presidenti Nikolas Maduro, u përpoq të krijonte një asamble, e cila kishte në thelb heqjen e të gjitha të drejtave kushtetuese për opozitën, gjë e cila e ka futur vendin në një krizë të thellë.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtareve të Venezuelës, për shkak të korrupsionit te larte dhe ushtrimin e dhunës ndaj popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco